Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, foli mbrëmjen e sotme për përplasjet që ndodhën mes demokratëve dhe bashkimin pas vendimit për vulën.
Topalli tha në një intervistë me Erla Mëhillin se demokratët kishin nevojë për më shumë kohë për të kuptuar që parimet dhe vlerat peshojnë më shumë.
“Si duket ata kanë pasur nevojë për më shumë kohë për të kuptuar që parimet dhe vlerat peshojnë më shumë.
Këto mund të mëshirohen në një numër më të vogël njerëzish në fillim, por më pas këta bëhen shumicë dhe atyre u është dashur më shumë kohë të kuptojnë se ku është shumica. Gjithashtu edhe për të kuptuar parimet bazë mbi të cilat funksionon zgjedhja, zgjedhja e kryetarit e të tjerë”, theksoi ajo./ S.M