Për herë të parë pranë maternitetit “Koço Gliozheni erdhi në jetë fëmija i parë me in vitro. Foshnja lindi me peshë 4 kg e 250 gram, ndërsa prindërit kishin 16 vite që e prisnin këtë moment.
Qendra e Riprodhimit të Asistuar u investua nga buxheti i shtetit dhe ofron falas paketën e fertilitetit për të gjitha çiftet që e kanë të pamundur të sjellin një bebe vetë
Me buxhetin e 2025 edhe materniteti “Mbretëresha Geraldinë do të fillojë investimin për të realizuar gjithashtu paketën e fertilitetit falas për të gjitha çiftet që dëshirojnë të kenë një fëmijë, njoftoi ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu./K.B