Mbrojtësi shqiptar, Adrian Bajrami dhe Benfica vendosën që të zgjasin bashkëpunimin ndërmjet tyre, deri në vitin 2029. Pas nënshkrimit të kontratës së re, Bajrami, u shpreh i lumtur, në intervistën e dhënë për kanalin zyrtar të klubit portugez.
“Dua të rritem dhe të përmirësohem çdo ditë. Është një ditë shumë e lumtur për mua dhe familjen time. Jam krenar për këtë rinovim. Dua të falenderoj klubin, për besimin e tyre.
Në aspektin personal, dua të përmirësohem çdo ditë, të mësoj nga stafi teknik dhe nga lojtarët e tjerë. Dua të shpallem kampion dhe të fitoj çdo ndeshje me ekipin. Kujtimet më të bukura? Fitimi i Kupës Ndërkontinentale me Benfica U-20 dhe grumbullimi me ekipin e parë”, u shpreh Bajrami./ D.C