Emërohen shefat e rinj të komisariateve, asnjë grua në post drejtues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emërohen 48 shefat e komisariateve në vend, pas një gare zhvilluar për disa javë, me synim dhënin e impulseve të reja për rendin dhe sigurinë.

Në listën e bërë publike nga Policia e Shtetit, ajo që bie në sy është se asnjë grua nuk është emëruar në post drejtues nga kryepolici Ilir Proda, pavarësisht se 4  prej tyre mundën të kalonin fazën kryesore me mbi 70 pikë që duhej të fitonte një aplikant për tu emëruar në një prej komisariateve në vend.

Ndryshimet prekën të gjithë shefat e komisariateve, I vetmi që qëndroi brenda rrezes së Tiranës është Besmir Qibini, nga shef i Policisë Rrugore, emërohet shef komisariati në Kamëz. Vendin e tij e zë Roven Zeka. Posti për shef komisariati nr 1 i është besuar Rebert Loshës, që më herët ka punuar komisariatin nr 3 dhe së fundmi në Elbasan. Tek 2-shi emërohet Ritvan Pali, ndërsa në komisariatin nr 3 Besmir Dervishi.

Emërohen shefat e rinj të komisariateve, asnjë grua në post

Territori i komisariatit 4 i është besuar Ervis Gjoshit, e ndërsa zonave të Kombinatit, Yzberishtin dhe Astirin që mbulohen nga komisariati nr 6, drejtues i tyre do të jetë Erdit Rreçeku, që së fundmi ka ushtruar detyrën në Fier.

Fillimisht në garën për shefa komisariatesh aplikuan 291 kandidatë, por në konkurs hynë 250 prej tyre, pasi një pjesë u skualifikuan dhe një tjetër u tërhoqën nga gara. Në përfundim, vetëm 102 prej tyre morën më shumë se 70 pikë që ishte limiti për kualifikim./e.t

Të fundit

Vjen lajmi i mirë/ Ikona e muzikës shqiptare do i rikthehet muzikës!

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku do i rikthehet muzikës. Këngëtarja shqiptare pritet të bëhet pjesë e traditës së...

Opozita rikthehet vetëm nëse bën ‘Kongresin e 10’ për të dënuar Sali Berishën!

Ylli Pata Opozita sot është e larme. Ka mjaft grupe, forca, edhe parti që qartazi i kundërvihen Sali Berishës. Janë qartazi pro SPAK, përkatësisht operacionit...

Putin: E ftoj SHBA-në të zhvillojmë “duel raketor” në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të zhvillojnë një "duel raketor" në tokën ukrainase për...

Kasanof takohet me Ramën, shqyrtohet përparimi i Shqipërisë drejt BE-së

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan sot një takim për të diskutuar marrëdhëniet e forta midis Shteteve të Bashkuara dhe...

Bilanci i 5 vite SPAK/ 61 zyrtarë të lartë nën akuzë, Berisha e Meta, ‘Vipat’!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nisi punën më 19 dhjetor 2019 kur 8 prokurorët e parë Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj,...

Lajme të tjera

Web TV