Ja kush përfiton/ Miratohet ligji për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ekonomisë miratoi sot ligjin për faljen e gjobave për personat që kanë bërë ndërtime shtesë pa leje në shtëpi private.

Mazhoranca do të falë penalitetet e vendosura në 10 vitet e fundit jo vetëm në zonat rurale por edhe në qytet dhe këtë po e bën me një nismë ligjore që u miratua në Komisionin e Ekonomisë vetëm me votat e socialistëve.

Ky ligj pritet të votohet ditën e enjte në seancën e radhës plenare.

Bëhet fjalë për shfuqizimin e të gjitha masave administrative nga Inspektoriatet Vendore të Mbrojtjes së Territorit, Inspektoratit Qendror të Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe Policia e Shtetit e Policia Bashkiake, raporton gazetarja Erjola Jata.

Në komision u propozua edhe falja e gjobave për banesat individuale në qytet.

“Të anulohen masat administrative të vendosura edhe në zona urbane për qëllime strehimi, pra, jo për pallate, por për shtëpi banimi që përdoren për qëllime strehimi individual të përfshihen në gamën e subjekteve që do të përfitojnë”, tha socialisti Erion Braçe, propozues i këtij projektligji.

Demokratët në komision e cilësuan projektligjin si iniciativë për qëllime elektorale dhe thanë se nisma është diskriminuese për disa kategori.

“Kjo është një masë elektorale po vijmë në zgjedhje dhe po nxitohet për të hedhur një karamele elektorale”, tha Edmond Spaho.

“Projekligji për falje nuk duhet të jetë diskriminues per kategorite ne nevoje mund te shtojme edhe disa nga ketegorite”, shtoi Jorida Tabaku.

Kundërshtive të demokratëve iu përgjigj nismëtari Braçe.

“As kam patur qëllim dhe as e kam përdorur për politikë këtë nismë që kemi përpara sot. Nëse do t’i qëndroj argumentit elektoral duhet t’ju them që për shkak të gjithë pasjes së gjithë pushtetit ekzekutiv ata që i bie të jenë ndëshkuar kanë qenë pala tjetër politike. Nëse do rrimë në aspekt politik më vjen keq ta them nuk janë socialistët që po përfitojnë”, tha ai.

Lexo edhe :  Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit, 15 dhjetor 2024

Sipas të dhënave vetëm në vitin 2022 llogariten 1492 masa administrative gjobë për disa tipologji ndërtimesh në zonat rurale ndërsa në banesat individuale në qytet nuk ka një shifër./     S,M

Të fundit

Kevin dhe Ana Ejupi forcojnë lidhjen, marrin hapin e rëndësishëm pas ‘BBVK’

Pas përfundimit të BBVK3, dyshja Ana dhe Kevin Ejupi po e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel....

Publikohen detajet e Eurovision Song Contest 2025, çmimet e biletave deri në 370 euro

Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka njoftuar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel. Ata njoftuan se finalja e madhe do të mund...

Shifër alarmante, ja sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 9-mujorin e parë të vitit

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet kontratave të punës, prapë ka shtetas shqiptarë...

Gjobitet Netflix me shumën e “çmendur” , çfarë ka ndodhur?

Netflix është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të dhënave të klientëve. “Netflix nuk i...

Arrestohet boksieri i njohur, Florian Marku!

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga. Mesohet se ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim...

Lajme të tjera

Web TV