Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë, të dënuarit rrezikojnë burg përjetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të forcuar kontrollin, ndërsa luftimet në Ukrainë po mbushin tre vite.

Amendamentet e miratuara nga Duma, dhoma e ulët e parlamentit rus, zgjerojnë përkufizimin e tradhtisë së lartë, duke përfshirë lidhjet me çfarëdo organizate që është e përfshirë në “aktivitete kundër sigurisë së Federatës Ruse”.

Legjislacioni aktual kishte një interpretim më të ngushtë të “kalimit në anën e armikut”, duke e përcaktuar atë si bashkim me forcat e armatosura të armikut.

Të dënuarit për tradhti të lartë mund të dënohen me burgim të përjetshëm.

“Në situatën kur ushtarët tanë rrezikojnë jetën e tyre në betejën për sovranitetin e Rusisë, nuk ka organizata ‘neutrale’ apo ‘paqësore’ nga ana e armikut”, tha Vasily Piskarev, kryetar i komisionit të çështjeve të sigurisë të Dumës dhe një nga autorët e projektligjit. “Nuk mund të lejojmë askënd të punojë për armikun në territorin tonë”.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë paralajmëruar se formulimi i paqartë i projekt-ligjit mund të përdoret për të goditur këdo që ka lidhje me ndonjë organizatë ukrainase dhe mund të interpretohet më gjerësisht për të ndëshkuar edhe ata që kanë ndonjë kontakt me organizata apo kompani perëndimore.

Përkufizimi ligjor i tradhtisë tashmë është zgjeruar për të përfshirë ofrimin e “ndihmës”, së përcaktuar në mënyrë të paqartë, për vendet ose organizatat e huaja.

Amendamentet e propozuara, të cilat duhet të miratohen edhe nga dhoma e lartë e parlamentit dhe të nënshkruhen nga Presidenti rus Vladimir Putin për t’u bërë ligj, parashikojnë gjithashtu dënimin me deri në 15 vite burg për të huajt dhe personat pa shtetësi që akuzohen për “ndihmë për aktivitetet e armikut kundër sigurisë së Federatës Ruse”.

Lexo edhe :  Cikloni bën ‘kërdinë’ në këtë vend, raportohet për 11 të vdekur dhe 255 të lënduar

Proceset për tradhti dhe spiunazh janë shtuar së tepërmi pasi Presidenti Putin dërgoi forcat ushtarake në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Paditë e tilla janë ngritur ndaj një game të gjerë të dyshuarish, që nga kritikët e Kremlinit dhe deri tek gazetarët e pavarur dhe shkencëtarët, duke tërhequr vëmendjen e grupeve të të drejtave të njeriut./VOA

Të fundit

Kevin dhe Ana Ejupi forcojnë lidhjen, marrin hapin e rëndësishëm pas ‘BBVK’

Pas përfundimit të BBVK3, dyshja Ana dhe Kevin Ejupi po e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel....

Publikohen detajet e Eurovision Song Contest 2025, çmimet e biletave deri në 370 euro

Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka njoftuar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel. Ata njoftuan se finalja e madhe do të mund...

Shifër alarmante, ja sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 9-mujorin e parë të vitit

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet kontratave të punës, prapë ka shtetas shqiptarë...

Gjobitet Netflix me shumën e “çmendur” , çfarë ka ndodhur?

Netflix është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të dhënave të klientëve. “Netflix nuk i...

Arrestohet boksieri i njohur, Florian Marku!

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga. Mesohet se ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim...

Lajme të tjera

Web TV