Shifër alarmante, ja sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 9-mujorin e parë të vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet kontratave të punës, prapë ka shtetas shqiptarë që po tentojnë të largohen përmes aplikimeve për azil.

Eurostat bëri të ditur se për periudhën janar-shtator 2024, në 27 vendet e Bashkimit Europian ka pasur gjithsej 5,485 aplikime për azil nga shtetas shqiptarë.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, aplikimet për azil kanë rënë me gati 20%. Ndërkohë, kanali i emigracionit përmes aplikimeve për azil ka ardhur në rënie, por tendenca është për ikjen me leje pune. Të dhëna të tjera të Eurostat bëjnë të ditur se numri i lejeve të qëndrimit për herë të parë të dhëna nga shtetet e BE-së për shtetasit shqiptarë që duan të punojnë ka shënuar rritje të ndjeshme që pas pandemisë.

Aplikimet sipas shteteve

Në 2022 u arrit niveli më i lartë rekord, të paktën prej nga viti 2013 që raportohen të dhënat, në 21 mijë. Në 2023 u dhanë 17.6 mijë leje. Ndërkohë aplikimet për azil në 2023 ishin rreth 9.1 mijë.

Për periudhën janar-shtator 2024, Franca ka vijuar të jetë shteti që pret aplikimet më të mëdha, me 31% të totalit. Në vend të dytë ka kaluar Italia, me 25%, duke zbritur Gjermaninë në vend të tretë me 20% të aplikimeve për 9-mujorin. Greqia vijon ende të ketë kërkesa nga azilantë, me 14% të totalit.

Pas Greqisë, renditet Belgjika, me 5%.

Një destinacion që po tentohet së fundmi është dhe Irlanda, ku mesatarisht ka 15-20 aplikime në muaj, ose 125 për 9-mujorin, me një rritje prej 13% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Irlanda është e vetmja që ka parë rritje të aplikimeve, ndryshe nga shtetet e tjera ku është shënuar rënie.

Lexo edhe :  Termometri nën zero në disa qytete të vendit, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Europa

Në Evropë, në shtatorin e këtij viti, 75,755 qytetarë jo të BE-së aplikuan për herë të parë për azil, një ulje me 24% krahasuar me shtatorin e vitit 2023, raporton Eurostat. Gjithashtu, u regjistruan 6,360 aplikime përsëritëse, duke përfaqësuar një rritje prej 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sirianët mbetën grupi më i madh i personave që kërkuan azil në shtator (14,205 aplikantë të parë), të ndjekur nga venezuelianët (5,480), afganët (4,950) dhe turqit (4,455).

Gjermania (18,105), Spanja (12,510), Italia (11,895) dhe Franca (11,535) vazhduan të merrnin numrin më të madh të aplikimeve për herë të parë për azil, duke përbërë 71% të gjithë aplikimeve fillestare për azil në BE.

Shkalla totale e aplikimeve për herë të parë për azil në BE në shtator 2024 ishte 16.9 për çdo 100,000 njerëz. Krahasuar me popullsinë e secilit shtet të BE-së (më 1 janar 2024), shkallët më të larta u regjistruan në Greqi (66.0), pasuar nga Qipro (31.9)./Revista Monitor

Të fundit

Kevin dhe Ana Ejupi forcojnë lidhjen, marrin hapin e rëndësishëm pas ‘BBVK’

Pas përfundimit të BBVK3, dyshja Ana dhe Kevin Ejupi po e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel....

Publikohen detajet e Eurovision Song Contest 2025, çmimet e biletave deri në 370 euro

Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka njoftuar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel. Ata njoftuan se finalja e madhe do të mund...

Shifër alarmante, ja sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 9-mujorin e parë të vitit

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet kontratave të punës, prapë ka shtetas shqiptarë...

Gjobitet Netflix me shumën e “çmendur” , çfarë ka ndodhur?

Netflix është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të dhënave të klientëve. “Netflix nuk i...

Arrestohet boksieri i njohur, Florian Marku!

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga. Mesohet se ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim...

Lajme të tjera

Web TV