Kryeministri Edi Rama ka thënë se komponenti arbëresh në diasporën shqiptare ka qenë i harruar, por është bërë një punë e konsiderueshme për ta rikthyer marrëdhënien me ta.
Ai ka theksuar se nga viti i ardhshëm do lancojmë modelin e ri të Inteligjencës Artificiale për të kryer të gjitha shërbimet online.
Sakaq, Rama u ndal dhe te shqiptarët në Gjermani, të cilët me ligjin e ri kanë të drejtë të mbajnë dy nënshtetësi, si pasojë po kthehen te ajo shqiptarja.
“Komponenti arbëresh në diasporën shqiptare ka qenë i harruar dhe këtu është bërë një punë e konsiderueshme. Edhe me këtë rast dua të falenderoj kryetarin e Akademisë së Shkencave, zotin Gjinushi për kontributin që kanë dhënë për të zgjuar lumin e fjetur të marrëdhënieve me arbëreshët. Në këtë mënyrë ka dhënë shembullin për tu ndjekur nga të gjithë institucionet.
Më vjen shumë mirë që ne mund ti themi me krenari shqiptarëve në diasporë që jeta e tyre është zgjeruar, pasi kanë lehtësi si me certifikatat dhe çdo gjë. Akoma më keq kur këtu në Shqipëri prisnin radhën me çadra në shi, dhe në vendin jashtë nuk kishin as një vend ku të paraqiteshin.
Sot i kemi të digjitalizuara. Vitin e ardhshëm do të lancojmë modelin e ri të inteligjenca artificiale në këtë platformës dhe asistenti që do jenë dy, do të kryejë të gjithë procesin e shërbimit. Nuk do të jetë më ky veprim, ku asistenti të orienton se çfarë hapash duhet të ndjekësh për të marrë shërbimin, por me videocall asistenti do ta bëjë për ty shërbimin.
Në këtë kontekst dua të prek republikën gjermane, e cila i ka hapur rrugëve shqiptarëve të kenë dy nënshtetësi. Ndryshe nga më herët kur shqiptarët kërkonin të merrnin nënshtetësinë gjermane, tani po kthehen te ajo shqiptarja. Në këtë kuptim, Ministria e Jashtme do t’u ofrojë ndihmë të gjithë shqiptarëve”, tha Rama./ S,M