Shkelja e të dhënave personale, Manja: Sanksionet shkojnë deri në 10 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë fjalës së tij në Kuvend, diskutoi mbi projektligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit për këtë çështje si një element kyç në përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të individëve. Manja bëri të ditur se sanksionet për shkeljen e këtij ligji mund të arrijnë deri në 10 milionë euro.

Ministri i Drejtësisë theksoi se ky projektligj është një nga kërkesat më të rëndësishme të Bashkimit Europian, i përfshirë edhe në progresraportet e fundit. Ai u shpreh se ky ligj ka për qëllim përmirësimin e standardeve të mbrojtjes së të dhënave personale, duke i afruar ato me standardet që gëzojnë qytetarët e BE-së.

Gjithashtu, Manja deklaroi se për zbatimin efikas të ligjit, do të nevojitet rritja e kapaciteteve dhe kompetencave të Komisionerit për të mbrojtjen e të dhënave personale, për t’u përballur me sfidat e reja që do të lindin pas miratimit të këtij ligji.

Ministri i Drejtësisë nënvizoi gjithashtu se ndërgjegjësimi për mbrojtjen e të dhënave personale është ende në nivele të ulëta në shumë institucione publike dhe për qytetarët në përgjithësi. Për këtë arsye, ai kërkoi mbështetje për miratimin e këtij ligji, i cili do të forcojë mbrojtjen e të dhënave personale dhe do të kontribuojë në ngritjen e standardeve për respektimin e të drejtave të individëve.

Projektligji ka kaluar katër herë për mendim në shërbimet e Komisionit Europian, i cili ka kërkuar që të mos preken sanksionet e larta të vendosura për shkeljen e ligjit, të cilat, sipas Ministrit, janë të domosdoshme për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale.

“Ky është një nga projektligjet më të rëndësishme. Një kërkesë e vazhdueshme e Komisonit europian e cituar edhe në progresraporte. Kërkohet përmirësimi i të drejtave themelore duke rritur kapacitet institucionele për të drejatat e njeriut. Dua që të kërkojë votën e secilit prej jush për miratimin e një ligji të tillë që përforcon mbrojtjen e të dhënave personale të qytetareve shqiptar duke përforëcuar standrdet sa i takon mbrojtjes së të dhnave persobakle njësoj si ato që gëzojnë edhe qytetarët e BE. Sa i përket zbatimit të ligjit kapacitetet dhe kompetencat e komisionerit do të duhet që të rriten nëse kërkohet që ai të përballojë me efikasitet përgjegjësit e reja që do të lindin nga miratimi i këtij ligi. Po ashtu kërkohet ndërgjegjësim për mbrojtjen e të dhënave personale, që është ende në nivele të ulëta në institucione publike dhe për qytetarin. Projekligji ka shkuar 4 herë për mendim në shërbimet e komisionit europian ka përsëritur që të mos preken sanksionet që ju i quani të larta. Shteti ka marr përsipër sanksione që shkojnë deri në 10 mln euro”, tha Manja./e.t

Të fundit

Do të moderojë “Big Brother VIP Fan Club”/ Këshilla e Enxhi Nasufit për Heidi Bacin

Në emisionin e mëngjesit në “Top Albnia Radio” është folur për moderimin e “BIG BROTHER Fan Club” që do...

Belgjika do ndalojë cigaret elektronike nga Janari 2024

Nga janari i vitit 2024, Belgjika do të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike (vape-s)...

Kokëfortësia e dilemës evropiane

Dremush Shasha Dje liderët e Bashkimit Evropian takuan liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot do të vazhdojnë samitin e BE-së me diskutimin rreth mbështetjes së...

Begaj: Sfida e medias, përballja me fake news! Përdorni pushtetin me përgjegjësi

Në pritjen e organizuzar me përfaqësuesit e medias me rastin e festave të fundvitit, Presidenti Bajram Begaj e cilësoi rolin e medias si kontributore dhe thelbësore...

SPAK, ditëlindje mes sfidash/Aktualisht ka 2 çështje të nxehta, po hetohen dhe biznesmenë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv analizoi arritjet e SPAK, në 5-vjetorin e krijimit të tij. Ai tha se...

Lajme të tjera

Web TV