Aksioni për protestën e 23 dhjetorit/ Paralajmëron Muçollari: Mobilizim i fuqishëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Kryesisë së PD-së Grigels Muçollari së bashku me drejtuesin politik për Tiranën, Belind Këlliçin kanë zhvilluar takime të rëndësishme me strukturat dhe demokratët e degës 7 në Tiranë.

Gjatë takimit është diskutuar mbi aksionin për protestën e 23 dhjetorit.

Muçollari thekson se demokratët janë kudo dhe po përcjellin mesazhin e fuqishëm.

Ndërsa shton se janë mobilizuar fuqishëm për betejën e 23 dhjetorit.

“Me Belindin dhe Klevisin, në takim me strukturat dhe demokratët e degës 7 në Tiranë, në një mobilizim të fuqishëm për aksionet e afërta siç është marshimi i ditës së hënë me 23 Dhjetor, dhe për betejën e përditshme për zgjedhjet që po vijnë.

Demokratët janë prezent kudo, takohen me qytetarët dhe përhapin mesazhin e ndryshimit që po vjen.

Zgjedhjet e lira e të ndershme do të sjellin zgjidhjen që meritojnë të gjithë, të rinjtë e të rejat, familjarët, pensionistët, profesionistët, njerëzit në nevojë.

Dhe ne do të qendrojmë me gjithë forcën tonë, për zgjedhje të lira e të ndershme”, shkruan Muçollari./   S,M

Të fundit

“Ky as nuk ndërrohet”/ Livia flet për Laertin: Vesh të njëjtat pantallona…

Livia dhe Rozana kanë disktuar sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” në lidhje me sjelljen e Laertit. Sipas...

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale, kush janë rivalët për president të vendit

Kroatët më 29 dhjetor zgjedhin presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviq, po prin sipas sondazheve. Rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale,...

“S’jemi si aleanca e qelbësirave”/ Alibeaj për zgjedhjet e 2025-ës: Synimi ynë….

Në zgjedhjet e kësaj pranvere, forcat e reja politike siç mund të jetë "Djathtas 1912", presin që të sigurojnë votën e atij që quhet...

Shqipëria, perla e fshehur evropiane…

Turizmi masiv në vende të njohura turistike në verën e vitit 2024, shkaktoi demonstrata të dhunshme, kryesisht në Spanjë, shkruan Noémie Dambrin në një...

Roli jetik i kripërave minerale në organizëm, çfarë duhet të dini

Janë pjesë e rekomandimeve të të gjithë dietelogëve që këshillojnë ushqim të shëndetshëm, i shohim në çdo etiketë të çdo produkti që blejmë. Por...

Lajme të tjera

Web TV