Kryeministri Rama mbërrin në Kuvendin e Kosovës, pritet nisja e seancës së përbashkët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama mbërrin në Kuvendin e Kosovës, pritet nisja e seancës së përbashkët.

Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës do të mbajnë sot një seancë të përbashkët që pritet të nisë në orën 11:00 në Prishtinë.

Në këtë mbledhje do të jenë të pranishëm 130 deputetë. 70 ligjvënës do të jenë nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Po ashtu në mbledhjen e përbashkët do të jenë edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Në agjendën e parashikuar të këtij takimi është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Më pas do të pasohet nga fjalimi i kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama dhe nënkryetarëve të grupeve parlamentare.

Fokusi do të jenë intensifikimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në këtë mbledhje të përbashkët do t’i bëhet një bilanc zbatimit të 30 marrëveshjeve të përbashkëta ndërqeveritare Kosovë-Shqipëri.

Kjo do të jetë mbledhja e dytë e përbashkët e dy parlamenteve.

Ligjvënësit e të dy shteteve u  mblodhën  të dielën e 27 Nëntorit 2022 në Parlamentin Shqiptar, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë.

Takimi në Prishtinë mes dy parlamenteve fillim vitin e ardhshëm, vjen në një kohë kur është ndalur tradita e mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive.

Ne qershor të 2023 supozohej mbajtja e mbledhjes së dy qeverive paracaktuar për t’u zhvilluar në Gjakovë, por u anulua.

Atë kohë kryeministri Edi Rama sqaroi se kjo mbledhje nuk u realizua pas refuzimit të kryeministrit Albin Kurti./    S.M

Të fundit

E shtuna, dita më e shkurtër e vitit/ Solstici i dimrit, orët e ditës nisin të shtohen

Solstici dimëror shënon fillimin e dimrit në Hemisferën Veriore dhe sjell ditën më të shkurtër dhe natën më të...

Sulmet ndaj Robert Nofle për situatën me Parashqevinë/ Reagon bashkëshortja e tij

Pas komenteve negative në faqen e Akademisë së muzikës për fëmijë në Nju Jork, “Voice Academy” NYC, ndaj Robert Nolfe se nuk ka lejuar Parashqevinë...

“New York Times” /Shqipëria mes destinacioneve mahnitëse për t’u vizituar në 2025

Eksperti i udhëtimeve, Simon Calder ka zbuluar destinacionet e fshehta evropiane “mahnitëse” për të vizituar në vitin 2025 – përpara se ato të pushtohen...

“S’kam qenë kurrë e dashuruar”, Tayna shuan kureshtjen mbi jetën private

Tayna ka cekur si rrallëherë jetën e saj private në “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin. E ngacmuar disa herë nga Arbana edhe për tekstet...

Recitali i Parashqevi Simakut/ Martin Leka rrëfen si u zhgënjye nga biznesmenët që…

Martin Leka, ish-drejtor i Radio Tirana, në një lidhje me “Opinion” ka folur për kohën kur Parashqevi Simaku bëri recitalin e saj në Shqipëri. Leka...

Lajme të tjera

Web TV