Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Kurti: Kemi shumë punë për të bërë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës nga Kuvendi foli për bashkëpunimin mes Shqipërisë dje Kosovës përgjatë viteve

Sipas Kurtit, kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është si kufiri i dy barkusheve të zemrës, teksa citoi artistin Primo Shllakun.

Gjatë fjalës së tij në seancën e përbashkët plenare në Prishtinë, Kurti përmendi disa nga marrëveshjet e arritura mes qeverive, ku tha se “nuk duhet të mburremi për arritjet mes Shqipërisë dhe Kosovës pasi ka ende shumë punë për të bërë për qytetarët”

“Të nderuar deputetët të dy republikave tona. Sot më Prishtinë është moti i ftohtë, por nuk besoj se ndikon në atmosferën në Kuvend. Nuk ka si të ndodhte ndryshe, dy republikat janë Parlamentare dhe ju deputetët përfaqësoni qytetarët. Dy shtetet tona janë shprehje politike të së njëjtës aspiratë.

Shpreh kënaqësi që sot dy kuvendet bëjnë bilancin. Që nga mbrojtja infrastruktura, turizmi, lëvizja ndërkufitare, njësimi teksteve shkollore, këto marrëveshja janë tashme të prekshme për qytetarët. Më lejoni të përmend nga marrëveshjet e përbashkëta; hehtësimi i kontrollit të produkteve me origjinë jo shtazore, rehabilitimi i disa segmente rrugore mes dy vende, reduktimi i skanimit të dyfishtë, hapja e korridoreve të reja komerciale, ofrimi i shërbimeve mjekësore.

Bashkëpunimin për lojërat Mesdhetare, fondi i përbashkët për aktivitete teatrore etj. Abetarja e njëjtë mësohet në shkollat tona tashmë. Bashkëpunim për fushën e kërkim-shpëtimin, e shumë  të tjera. Jemi të vetëdijshëm që nuk na lejohet vetëkënaqësia, kemi shumë punë për të bërë për të lehtësuar bashkëpunimet për qytetarët tanë. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës, është si kufiri i dy barkusheve të zemrës (citon artistin Primo Shllak)”, u shpreh Kurti./   S,M

Të fundit

Qeveria përcakton bonusin e pranverës për pensionistët/ Ja si ndahen kategoritë

Këshilli i Ministrave në një mbledhje të posaçme ditën e djeshme, miratoi Aktin Normativ, për disa ndryshime në Buxhetin...

E shtuna, dita më e shkurtër e vitit/ Solstici i dimrit, orët e ditës nisin të shtohen

Solstici dimëror shënon fillimin e dimrit në Hemisferën Veriore dhe sjell ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit. Keti vit, solstici...

Sulmet ndaj Robert Nofle për situatën me Parashqevinë/ Reagon bashkëshortja e tij

Pas komenteve negative në faqen e Akademisë së muzikës për fëmijë në Nju Jork, “Voice Academy” NYC, ndaj Robert Nolfe se nuk ka lejuar Parashqevinë...

“New York Times” /Shqipëria mes destinacioneve mahnitëse për t’u vizituar në 2025

Eksperti i udhëtimeve, Simon Calder ka zbuluar destinacionet e fshehta evropiane “mahnitëse” për të vizituar në vitin 2025 – përpara se ato të pushtohen...

“S’kam qenë kurrë e dashuruar”, Tayna shuan kureshtjen mbi jetën private

Tayna ka cekur si rrallëherë jetën e saj private në “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin. E ngacmuar disa herë nga Arbana edhe për tekstet...

Lajme të tjera

Web TV