“Troket” dimri me temperatura minus/ Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta dhe relativisht të thata.

Kjo situatë vjen si pasojë e qarkullimit për disa ditë të një qendre të presionit të ulët kryesisht mbi rajonin e Ballkanit.

Megjithatë për ditën e nesërme (e Hënë) pritet kalimi i një fronti të ftohtë mbi vendin tonë shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu me intensitet mesatar për pjesën më të madhe të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e Alpeve, verilindje dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa lokalisht dhe në relievet e larta malore reshje të dendura dëbore. Përgjatë orëve të pasdites në zonën e veriut dhe jug reshjet e dëborës zbresin deri në lartësitë kodrinore por me intensitet të ulët.

Më pas duke filluar nga dita e Martë dhe deri ditën e Premte pritet një situatë pas-frontale dhe qarkullimi stacionar i një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të thata.

Moti parashikohet përgjatë ultësirës perëndimore me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Ndërsa në relievet malore në lindje mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime./   S,M

Të fundit

“2025, viti i gripit të shpendëve”/ Alarmi i studiuesve: Fatal për shtatzënat

Nëntë nga dhjetë gra shtatzëna nuk i mbijetojnë gripit të shpendëve. Ky është alarmi i ngritur nga studiuesit në...

TRONDITËSE/ E reja goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës

Ai u shfaq papritur në restorantin e ushqimit të shpejtë ku ajo punonte dhe pas një debati të shkurtër e sulmoi me thikë. Një...

Ku po shkojmë aktualisht ne shqiptarët?

Nga Spartak Ngjela A do të dijë qeveria aktuale, që po drejton Shqipërinë, të jetë e aftë të kuptojë se politikës amerikane, e cila është...

Gjelat e detit të Baldushkut/ Tradita vazhdon, po a do ndryshojë çmimi këtë vit?

Këtë vit çmimi i gjelit të detit nuk do të ndryshojë për qytetarët. “Dhjetë mijë lekë do të kushtojë kilogrami gjelit, dymbëdhjetë mijë lekë pula...

Gati 27 mijë bare dhe kafene në vend, kryesojnë Tirana e Vlora

Në qendër të qyteteve, cepat e lagjeve apo buzë rrugëve ku kalojnë njerëz e makina… në Shqipëri ka 26 mijë e 600 bar-kafene. Biznesi...

Lajme të tjera

Web TV