“Giro d’Italia” muajin e ardhshëm në Shqipëri, Rama: Di t’i jap vetëm biçikletës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, Paolo Bellino, RCS Sport CEO dhe Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit, janë sot të pranishëm në konferencën e prezantimit të “Giro d’Italia Grande Partenza” që do të mbahet majin e ardhshëm në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nuk ka lënë pas as batutat, kur tha se ishte njeriu më adapt për të prezantuar eventin, pasi biçikleta është i vetmi mjet që di t’i japë.

“Jam shqiptari më i duhur për të prezantuar këtë ngjarje të madhe sepse i vetmi mjet që di t’i jap është biçikleta.
Dhe kjo nuk është shaka, nuk di ti jap makinës apo helikopterit.

I lumtur që për tre ditë do të kemi kaq shumë kampionë që janë miq në vendin tonë, dhe bota do flasë krahas tyre edhe për Shqipërinë që ka një rritje të jashtëzakonshme në vitet e fundit.

 

 

Shqipëria është një Itali e vogël, ndërsa tani jemi një Itali në anën tjetër të bregut që pret një event të tillë.
Për ne është hera e parë shpresoj jo e fundit”, tha ai./E.T

Të fundit

Elon Musk kritikoi bankën qendrore amerikane FED për numrin e lartë të punonjësve

Sipërmarrësi amerikan dhe njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, në një postim në rrjetin e tij social...

Çokollata e Dubait e dëmshme për shëndetin! Ja çfarë zbuluan analizat nga laboratori

Çokollata e famshme “Dubai”, e cila shkaktoi radhë të gjata muajin e kaluar, është tashmë në qendër të një polemike. Sipas testeve të kryera...

Opozita nis mosbindjen civile në Tiranë, paralizohet qarkullimi në 5 nyjet kryesore

Partia Demokratike ka nisur mosbindjen civile në Tiranë. Mbështetësit e opozitës janë shpërdarë në 5 nyjet kryesore rrugore të kryeqytetit duke paralizuar qarkullimin. Skenari duket...

A mund të mbyllet përfundimisht TikTok-u në Shqipëri? Eksperti tregon vështirësitë

Eksperti i IT, Besmir Semanaj, përmes një postimi në rrjetet sociale sqaron 6 mënyrat që mund të aplikojë Qeveria për mbylljen e aplikacionit Tik...

Stuhia trazon detin Adriatik, përplasen dy tragete në Portin e Durrësit

Dy tragete janë përplasur në portin e Durrësit. Shkak i incidentit është bërë moti i keq. Nga të dhënat e para raportohen vetëm dëme materiale, ndërkohë...

Lajme të tjera

Web TV