Nga Guri Brahimllari
Në datën 19 Dhjetor 2024, Dhoma e 25-të Penale e Gjykatës Rajonale të Berlinit, ka përfudnuar shqyrtimin e çështjes 525 KLs 8/22, 279 Js 30/22, ndaj një personi të paraburgosur me akuzat e trafikimit të gjërë të lëndëve narkotike. Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjehereshmë të të akuzuarit, për shkak se vlerësoi të papërdorshme të dhënat (rezultatet e pergjimeve) të EncroChat, të cilat u paraqitën nga Prokuroria, si prova, për disa episode, të ndodhura në pranvere të vitit 2020
Nga publikimi i përmbledhjes së vendimit të shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Klimke, sqarohet se baza e akuzës ishin ekskluzivisht mesazhet EncroChat sipas bisedave të përgjuara nga autoritetet franceze. Gjykata ka shqyrtuar detajet e mënyrës së mbledhjes të të dhënave nga autoriteti i vendit të origjinës si dhe ka analizuar procesin formal të dërgimit të tyre për autoritet ligjzbatuese në Gjermani dhe ka arritur në përfundimin se të dhënat e EncroChat ishin të papërdorshme në këtë gjykim.
Duke shqyrtuar çështjet e mënyrës teknike dhe procedurale të përftimit dhe marrjes së të dhënave EncroChat, Gjykata Rajonale e Berlinit, shpjegon se nuk ishte në gjendje të bindte veten se këto veprime të kryera prej autoriteteve Franceze, ishin përputhje me sundimin e ligjit që zbatohet në Gjermani.
Gjykatësja Klimke theksoi se standardi i parimit të besimit të ndërsjellë mes vendeve të BE-së, kërkon nga gjykata gjermane që të shqyrtojë nëse një masë ndërhyrëse në të drejtat themelore e shtetit të kërkuar(Franca), do të ishte e lejueshme sipas ligjit kombëtar gjerman. Në lidhje me këtë, Gjykata deklaroi se, sipas dispozitave përkatëse §§ 100a, 100b StPO, një masë e krahasueshme ndërhyrjeje (përgjimi), nuk do të ishte e lejueshme në Gjermani dhe nuk do të mund të urdhërohej që të kryhej për efekte të procedurës penale.
Gjykata ka bërë me dije se parakushtet për ndërhyrje në një masë të përgjimeve të komunikimeve, janë të ndryshme në Gjermani, krahësuar me legjislacionin që zbatohte në Francë, duke shtuar se parimi i bashkëpunimit evropian nuk synon të harmonizojë ligjin procedrurial dhe të shehsojë opsionet përkatëse të nderhyrjes, sepse secilit shtet do të duhet të ruajë sistemin e vetë për mbrojtjen e të drejtave themelore të qytetarëve.
Me rendësi është edhe deklarimi për interpretimin e vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, sepse sipas Gjykatës së Berlinit, edhe pse prokurorisë publike në Gjermani iu lejua të kërkonte të dhëna përkatëse në Francë, kjo nuk do të thotë edhe se asaj iu lejua që t’i përdorte të dhënat e marra në proceset penale.
Gjykatësja ka përshkruar faktin se në Gjermani, masa e përgjimeve të telefonave gjermanë prej autoritetve Franceze është miratuar paraprakisht nga policia gjermane, por jo nga prokuroria publike, ndersa ka evidnetuar se sipas përmbajtjes së dosjes hetimore në gjykim, Gjykata nuk ka marrë dijeni mbi komunikimet midis policisë gjermane dhe autoriteteve franceze, sepse ato nuk u zbuluan.
Prokuroria ka nisur hetimin ndaj personave të panjohur, mbi bazën e të dhënave të siguruara nga policia dhe më pas ka dërguar për autoritet Franceze, Urdhrit Evropian të Hetimit duke marrë leje edhe për përdorimin e të dhënave të EncroChat me qëllim ndjekje penale. Por Gjykata thekson se në dosjen hetimore të prokurorit nuk ka mundur të gjejë asnjë informacion për mënyrën se si janë nxjerrë të dhënat nga autoritet franceze.
Prandaj bazuar në sistemin e vlerave të ligjit gjerman, Gjykata konkludon se nuk mund të bindej se duhej të lejonte që të përdorte të dhënat e marra me UEH, në dhënien e vendimit.
Për shkak të rëndësisë së këtyre gjetjeve për çështjen e përdorshmërisë, Gjykatësja njoftoi se në aktgjykimin me shkrim do të paraqesë më gjerësisht, gjetjet aktuale në lidhje me marrjen e të dhënave prej autoriteteve Franceze dhe shkëmbimin e tyre me autoritetet gjermane, si dhe do të analizonet deklaratat e ekspertëve në lidhje me sistemin e përgjimit të të dhënave që është përdorur në Francë, duke theksuar se të dhënat nuk u transferuan nga serveri qendror i EncroChat, por nga pajisjet fundore që operonin edhe në Gjermani. Kjo, si dhe mënyra e saktë në të cilën u lejua të mblidhen të dhënat, sipas Gjykatëses, janë të rëndësishme për çështjen e ligjshmërisë së autorizimit për përgjim.
Për rrjedhojë, në gjendjen e dosjes hetimore të paraqitur nga Prokuroria, Dhoma e 25-të Penale e Gjykatës Rajonale të Berlinit, ka konsideruar të pavlefshme të dhënat e marra prej autoritetve franceze, prandaj shpalli vendimin per çeshtjen 525 KLs 8/22, 279 Js 30/22, duke i gjetur të pabazuara të gjitha akuzat dhe urdhëroi lirimin e menjeherëshmë të të paraburgosurit .
Duke kujtuar lexuesin se ditën e Hënë, dt 23/12/2024, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë fillon gjykimi në themel i çështjes së ashtuquajtur “metamorfoza”, theksojmë se të njëjtat problamatika e gjetje janë evidentuar dhe ngritur nga mbrojtja e të pandehurit Gjoka, në të gjitha fazat e deritashme të këtij procesi penal.