Berisha ka dështuar, po përgatit alibinë për humbjen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu sikurse kishte paralajmëruar opozita po zhvillon sot protestën e radhës në kuadër të mosbindjes civile. Skenari i protestës parashikon bllokimin e 5 segmenteve kryesore rrugore në Tiranë për rreth 3 orë. Lidhur me këtë politologu Roland Bejko, i ftuar në një studio televizive u shpreh se Berisha është duke përgatitur alibinë për humbje e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se një parti politike pesë muaj para zgjedhjeve duhet të bëjë përgatitje dhe jo protesta. Ai tha se Berisha ka dështuar në të shkuarën e tij dhe i ka zhgënjyer qytetarët he sipas tij ai nuk i mbush dot më sheshet sepse nuk ngjall më shpresë dhe nuk frymëzon dot as militantët e tij. “Berisha është duke përgatitur alibinë e tij për humbjen e zgjedhjeve të 2025 që kërkon qeveri teknike për zgjedhje të barabarta dhe të thotë pastaj atë nuk na e dhanë dhe Rama me patronazhistët e tij, me paratë e krimit pra me të njëjtin refren do pranojë humbjen e zgjedhjeve. Mesa shoh ata që kanë qenë kritikë të Berishës i ka dhe sot përballë por jashtë partisë demokratike. Presupozohet se koha mes dy zgjedhjeve është ajo që një parti politike duhet të rigjenerohet dhe të merret me veten dhe PD këtë se ka bërë. Kthimi i Berishës ka ardhur në mënyrë të zorshme duke kaluar dhe një në luftë civile mes partisë, në këtë kohë një parti politike dhe nëse do bënte protesta në kushte ekstreme ajo do duhej fillimisht të merrej me veten gjë që PD se bënë këtë sepse dhe po të dojë ta bëjë ajo në bazë nuk është më ajo parti që ka qenë sepse me ndarjen e saj të shkaktuar nga Berisha situata nuk është rikuperuar. Njerëzit nuk janë ndarë midis Berishës dhe Bashës. Me këto proetsta që ka bërë Berisha sot është i dështuar, ai sot do duhet të kishte mbushur sheshet dhe jo të dilte nëpër cepat e Tiranës dhe bllokonte rrugët, por të bënte një protestë si ajo që po ndodh në Serbi ku qytetarët kanë mbushur sheshin. Berisha nuk po inspiron më as militantët e tij prandaj dhe nuk i mbledh dot qytetarët në shesh, ata nuk e besojnë më Berishën. Berisha u kthye dhunshëm për të marrë PD-në për interesat e tij personale dhe po tenton ta paraqesë siç po bënë sot si një i burgosur politik, si viktimë politike. U fut me dashje në arrest shtëpie, me qëllim që të thoshte se kjo drejtësi është e kapur nga Rama.”

Të fundit

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë!

Krishtlindja është një nga festat më të vyera për të gjithë besimtarët ortodoks dhe katolikë. E teksa jemi në...

Kleri katolik dhe ortodoks uron besimtarët në prag të Krishtlindjeve

Në Shqipëri, ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë janë përgatitur të festojnë lindjen e Jezu Krishtit, udhëheqësit e tyre shpirtëror u përcollën sot mesazhin tradicional...

Udhëtarët shqiptarë tejkalojnë vizitorët e huaj! Europa, burimi i flukseve

Instat ka publikuar të dhënat e flukseve hyrëse-dalëse të shtetasve shqiptarë dhe të huaj përgjatë muajit nëntor. Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar...

5 këshilla si të shtroni tryezën e festave

Nga ngjyrat te dekorimet, nga tradita te dizajni, një pjesë e mirë e kujtimeve të festave të ndara me miqtë dhe të afërmit krijohen...

Rama: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia! Ndodhi që u bëra kryeministër…

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në darkën e fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri kishte një përgjigje edhe për ata...

Lajme të tjera

Web TV