Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck, shkëmbyen dhuratat e Krishtlindjeve, pavarësisht ndarjes së tyre.
Ish-çifti kanë shijuar darkën në Soho House dhe i kanë bërë dhurata njëri-tjetrit, duke treguar qëllimin e tyre për të vazhduar të jenë në jetën e njëri-tjetrit.
Ai po ashtu përmendi se ylli latin vazhdon të ketë kontakte me aktorin, për shkak të fëmijëve të tyre, pasi që familjarisht ishin shumë të lidhur.
“Beni dhe Jennifer kanë një marrëdhënie dhe komunikojnë kur bëhet fjalë për fëmijët e tij’, shkruajnë mediat e huaja.
Ata filluan të takohen për herë të parë në vitin 2002 pasi punuan së bashku në xhirimet e filmit ‘Gigli’. Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u fejuan në nëntor të atij viti, por u ndanë në janar të vitit 2004.
Të dy rindezën lidhjen e tyre dhe u fejuan për herë të dytë shumë vite më vonë në vitin 2021. Në gusht të këtij viti, në përvjetorin e tyre të dytë të martesës, këngëtarja bëri kërkesë për divorci nga aktori./K.K