Gazetari Enkel Demi dhe deputetja Mesila Doda janë bërë gjyshër për herë të parë. Në vigjilje të Krishtlindjeve një bekim ka ardhur në familjen e tyre.
Vogëlushi Mark ka ardhur në jetë këtë 24 dhjetor duke gëzuar kështu gjithë familjen e duke i dhënë dritë shtëpisë.
Gjyshi Enkeli, gjyshja Mesila, mami Paola dhe babi Jon, e të gjithë familijarët e tyre janë tepër të lumtur për këtë dhuratë të ardhur në këto ditë festash.
Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë Enkel Demi përmes një postimi në “Instagram”. Përpos fotos së parë të nipit të tij, gazetari shkruan: “Në vigjilje të Krishtlindjes Hyji na dhuroi Mark Demin.
Mama Paola dhe Baba Jon u bëftë Marku plak i moçëm dhe i mençëm e i mirë si ju të dy”./ S,M