Sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë u mbush me qindra qytetarë që iu bashkuan atmosferës magjike të Krishtlindjeve. Nën dritat e pemës gjigante dhe dekoreve festive, u organizua një koncert festiv, duke sjellë një natë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.
Pjesë e koncertit janë grupi i famshëm Harlem Gospel Choir dhe disa prej artistëve më të dashur shqiptarë si Enxhi Nasufi, Sardi Strugaj, Semi Jaupaj dhe Tiri Gjoci.
Sheshi ishte i mbushur me familje, fëmijë dhe të rinj që shijuan një mbrëmje të veçantë, duke festuar së bashku në frymën e Krishtlindjeve.
‘Magjia’ vazhdon në Tiranë, me aktivitete festive që do të pasojnë në ditët në vijim./K.B