Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në Report Tv protestën e Partisë Demokratike të zhvilluar një ditë më parë, duke e cilësuar si një tregues të qartë të mungesës së mbështetjes popullore për këtë parti. Ngjela thotë se Berisha duhet të largohet pasi nuk ka mbështetje.
Ngjela bëri një krahasim me ngjarjet e vitit 1997, duke theksuar se një lëvizje politike ka sukses vetëm kur ka mbështetje popullor.
Ngjela komenton edhe mbledhjen e dy Kuvendeve, Kosovë-Shqipëri si edhe marrëdhëniet mes Ramës dhe Kurtit.
“Ose është paaftësi për ta zgjidhur, ose ka konkurrencë. Çdo të thotë paaftësi për ta zgjidhur, mund të ketë konflikt të brendshëm mes dy kryeministrave, këtë s’e dimë. Nuk mund të lejohen dy shtete shqiptare në Ballkanin Perëndimor, jo në kuptim ligjor, por moral. Ata që i kanë dhënë ndihmë të madhe daljes së Kosovës si shtet i pavarur, Perëndimi e SHBA, kanë bombarduar Beogradin.
Janë dy kryeministra që rrinë të ftohtë me njëri-tjetrin, nuk ma do mendja të kenë ndërhyrje nga ndërkombëtarët. Dy shtetet shqiptare do shkojnë drejt bashkimit, këtu dua të dal. Këtë e dinë edhe ata të dy, por është konkurrencë se kush do ta drejtojë pas bashkimit”, tha Ngjela./ S,M