Vlashent Sata, në një intervistë në “Natën me Aulonën” në MCN, kujton fillimet e lidhjes së tij me Dojna Memën dhe si të dy kanë kaluar momente të veçanta që nga ardhja e djalit të tyre, Nolan Soli.
Ai thotë se tani lidhja e tyre është më e fortë, dhe përqendrohen më shumë tek përkujdesja për fëmijën. Vlashenti tregon se ka marrë shumë mësime nga Dojna dhe ka bërë sakrifica, përfshirë lënien e Francës për të qenë pranë saj. Megjithatë, edhe pse janë një familje e lumtur, ata ende nuk kanë bërë dasmën, por kanë një plan për ta organizuar atë, duke pritur që të mblidhen më shumë miq rreth tyre.
-Ti dhe Dojna nuk keni bërë dasmë, mos gaboj?
Vlashent Sata: Jo, s’kemi bërë, jo.
-E keni në plan, e mendoni, si je ti për dasmën?
Vlashent Sata: Sot kishim një set fotografish dhe po i thoshim atij fotografit, është Enis Abdullahu, është një artist fantastik, “po hajde mo e bëjmë tha, të paktën bëjmë fotot”, thashë ja se i bëjmë tani. Nuk e di, nuk e ndiej të nevojshme. Ndoshta mund ta bëjmë një festë, jam i sigurt që një festë do ta bëjmë, kur të kemi ndonjë shtëpi në fshat ose ndonjë vend të madh, të kemi një tavolinë 200 vendëshe./e.t