Belind Këlliçi para mediave mohoi bashkëjetesën me parnteren Ana Shkreli. Pas daljes nga SPAK ku u thirr nga prokurori Elvin Goga, Këlliçi ishte pyetur edhe se nuk ka deklaruar pasurinë e bashkëjetueses së tij Ana Shkreli.
Mirëpo, ai e mohoi se ajo është bashkëjetuesja e tij, duke thënë se nuk jetojnë së bashku. Këlliçi thotë se Ana Shkreli jeton me familjen e saj dhe kujdeset për ta.
‘Më është kërkuar për disa detaje të hetimit që të mos shprehem publikisht. Jam pyetur për çdo gjë, për partneren time që unë dal në media publikisht dhe them që nuk bashkëjetoj me të dhe nuk jemi bashkë dhe ajo po kujdeset për familjen e saj, për vëllanë e saj. Pyetem sikur kam deklaruar që them se bashkëjetoj me të’, tha Belind Këlliçi./K.B