2024, viti i SPAK-ut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Nuk ka pse ti themi atyre të SPAK-ut “jeni heronj” dhe ti varim ndonjë dekorate.

Po mbyllet një vit plot ngjarje, arritje, suksese, punë të kryera dhe të pambaruara. Ashtu siç po mbyllet një vit me plot negativitete politike. Ngjarjet nuk kanë sosur, por edhe skandalet e një klase politike të vjetëruar dhe gërrmuqe, nuk mbarojnë. Stisen “fakte dhe argumente”, hartohen skenare dhe dosje me të pavërteta, dhe vetëm një pjesë e vockël e popullit i beson. I besojnë të molepsurit, ashtu siç i besojnë mediokrit, por gjithsesi kjo pak punë i ka prishur SPAK-ut për vitin 2024. Ka qenë struktura më e vlerësuar, më solide, më serioze, më e besueshme, më e vendosur, më bashkëpunuese dhe më kompetente, ndaj dhe u vlerësua nga SHBA.

Arrestimet e VIP-ave, arrestimet e kriminelëve, arrestimet dhe hetimet e qeveritarëve, ish-kryeministrave, ish-presidenteve, arrestimet e të korruptuarve që janë sot me shumicë, arrestimet dhe hetimet për grupime të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Viti 2024, ka qenë viti i betejave me donkishotët e politikës, mamuthët e korrupsionit, dhe gringot e krimit brenda dhe jashtë vendit. Viti 2024, ka qenë viti i durimit të madh nga SPAK-u, viti i qetësisë madhe, edhe pse “bombarduesit” nga jashtë godinës dhe nga katet e 8 të pallateve ish-kryeministrore, dhe selitë e partive surrogate nuk pushonin.

Nuk ka pse ti themi atyre të SPAK-ut “jeni heronj” dhe ti varim ndonjë dekorate. Atyre dekoratën ja jep puna, arritjet, hetimet për “balenat” e krimit dhe korrupsionit, ndaj besoj se edhe viti 2025 do të jetë plot surpriza të mëdha. Shqipëria hyri në fazën më interesante të ekzistencës saj si shtet. Duhej të bëhej shtet ligjor, dhe ja po bëhet. “Ti japim Çezarit, çi takon Çezarit”. /   kb

Të fundit

Tiranë/ Të rinjtë konfliktohen me sende të forta, sherri nisi në Tik Tok, një i lënduar

Një sherr i  nisur në rrjetet sociale ka përfunduar në përleshje fizike me sende të forta mes një grupi...

Emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile

Spiro Maliqi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile. Vendimi është firmosur nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Maliqi vjen në këtë post pas një...

Metoda in vitro, rriten kërkesat/ Më shumë çifte të interesuara për këtë procedurë

9 nëna pritet të sjellin në jetë bebet e tyre nëpërmjet fekondimit In Vitro në spitalin Universitar Obstetrik-Gjinokologjik “Koço Gliozheni”, me kosto të mbuluara...

Zgjedhjet në Gjermani, ja se çfarë parashikojnë sondazhet

Një sondazh i fundit i realizuar nga INSA për gazetën BILD ka treguar përparësinë e konsiderueshme të CDU-së në garën elektorale për zgjedhjet e...

Zhduket nga banesa, vajza denoncon humbjen e babait në polici, ja çfarë dyshohet

Një shtetase ka bërë kallëzim në Policinë e Tiranës. Ajo ka deklaruar se babai i saj është larguar nga banesa më 26 dhjetor dhe nuk...

Lajme të tjera

Web TV