Trafik i rënduar. Kjo është panorama që ka në këtë fundvit qyteti i Vlorës.
Fluksi i lartë i emigrantëve që kanë ardhur për festat ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh.
Trafiku shfaqet më i rënduar gjatë orëve të para të ditës dhe mbrëmjeve.
Komandanti i qarkullimit në Vlorë, Arbër Koçaj, tha se policia ka kaluar në shërbim 12 orë dhe siguria është shtuar në pothuajse të gjitha akset kryesore të qytetit.
“Për festa është rritur goxha numri i automjeteve në Vlorë. Fluksi është i madh. Kemi kaluar në shërbim të përforcuar gjithë qarkullimin rrugor. Po mbajmë në vëzhgim pikat kyç, si Rrugën Transballkanike, që ka pak ngarkesë, qendrën e Vlorës,” tregon komandanti Koçaj.
Po ashtu, z. Koçaj bëri të ditur se forcat e rendit janë të pranishme në çdo zonë me qëllimin për të garantuar një qarkullim më të sigurt dhe për të lehtësuar fluksin e madh të automjeteve./ SM