Instagrami do të heqë filtrat e bukurisë që janë zhvilluar nga palët e treta, duke filluar nga 14 janari.
Ky hap vjen pas një vlerësimi të plotë nga Meta, kompania që zotëron Instagramin, e cila ka vendosur të mbyllë platformën Meta Spark që mundësonte krijimin e filtrave të tjerë të bukurisë.
Ky vendim ka si qëllim të mbrojë përdoruesit, veçanërisht të rinjtë, nga ndikimi i standardeve të bukurisë që nuk janë natyrale dhe që largojnë njerëzit nga realiteti. Megjithatë, Meta do të vazhdojë të ofrojë mundësi për përdoruesit dhe për aplikacionet e tjera të familjes së saj./ S,M