Adelina Greca, drejtore ekzekutive e Agjencisë Kombëtare e Planifikimit të Territorit bëri një pasqyrim të projekteve të disa godinave të reja në Tiranë që do u vihen në ndihmë të administratës publike dhe sipërmarrjes private.
Expo Albania
Tjetër infrastrukturë është pranë stadiumit Dinamo, e cila do të jetë në funksionon të administratës publike me 22 institucione të administratës qendrore.
Pronë tjetër do jetë një objekt sipërmarrjeje pranë ATSH-së në bulevardin Zhan D’Ark me hapësirë nëntokë, hapësira komerciale, zyra, hotel dhe rezidencë.
Pranë ATSH-së
Pranë shkollës Harry Fultz, parashikohet një infrastrukturë 3 institucione si Kadastra, Agjencia e Trajtimit të Pronave dhe Shpronësimet në një vend. Klasterimi i këtyre institucioneve në bazë të funksioneve.
Kadastra
Një godinë me shërbime mikse parashikohet te Fakulteti i Inxhinierisë. Këtu ofrohen dhe apartamente dhe dhoma për studentë. Ka larmishmëri në hapësirat që ofron.
Objekti pranë Fakultetit të Inxhinierisë
Projekt i rëndësishëm është edhe rijetëzimi i stadiumit ‘Selman Stermasi’.
Stadiumi ‘Selman Stermasi’
Me interes është edhe projekti i Bibliotekë Kombëtare tek ish-garda e Republikës, pranë Liqenit Artificial.
/E.T