Gjermani, meteorologët japin alarmin për reshje dëbora dhe ngrica

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet në Gjermani kanë paralajmëruar popullsinë në disa rajone për reshje intensive të borës dhe ngrica.

Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) njoftoi se reshjet e borës, të cilat janë efektive në shumicën e pjesëve të vendit, kryesisht në shtetet North Rhein-Westphalia (NRW) dhe Lower Saxony, pritet të vazhdojnë të rriten në të gjithë vendin.

Autoritetet paralajmëruan drejtuesit e mjeteve që të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të përdorin me kujdes automjetet pasi rrugët janë të mbuluara me borë dhe akull.

DWD-ja paralajmëroi gjithashtu banorët në pjesët qendrore dhe jugore të Gjermanisë kundër degëve të pemëve dhe sendeve që mund të fluturojnë për shkak të erës dhe stuhisë.

Vlerësohet se stuhia mund të arrijë shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë në qytetin e Mynihut dhe në zonat pyjore deri në 115 kilometra në orë.

Theksohet se temperaturat në vend do të lëvizin rreth 0 deri në 6 gradë në veri, ndërsa në jug mund të rriten deri në 14 gradë. Temperaturat më të ulëta në vend janë shënuar deri në minus 5 gradë. /K.K

Të fundit

Zbardhen pesë emrat kryesorë të të kërkuarve në ngjarjen e bujshme të Astirit

Anila Hoxha raporton ekskluzivisht emrat e pesë të kërkuarve. Të cilët siç bëhet me dije nga burime shumë të sigurta...

Regjistrimi për votën e diasporës nis këtë fundjavë, ja çfarë duhet të dini

Faqja zyrtare kqz.al do të hapë të shtunën seksionin e regjistrimit të emigrantëve për të votuar nga jashtë vendit. Çdo emigrant që më 11...

Lutje për shëndetin e Kryepeshkopit/ Mbahet mesha në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhet në gjendje kome. Gjendje e tij shëndetësore u përkeqësua menjëherë këtë të premte, kjo e njoftuar më herët edhe nga...

I ftohti ‘mbërthen’ Shqipërinë/ Ja çfarë ndodh me temperaturat në fundjavë

Temperaturat e vjeshtës do ja lënë vendin atyre të dimrit këtë fundjavë dhe në vazhdim pasi pritet që të pësojnë rënie drastike. Në një...

Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë problemi dyshohet

Kompania Tesla njoftoi se ka tërhequr rreth 239,000 automjete të saj për shkak të një problemi që mund të çojë në një mosfunksionim të...

Lajme të tjera

Web TV