Punimet për rehabilitimin e fshatit Gjinar, në Elbasan janë drejt fundit. Pëeveç asfaltimit të sheshit, dhe të rrugëve lidhëse me njësin administrative Gjinar, pritet dhe ndërtimi i muzeut.
Investimi përfshin vende parkimi për vizitorët që vendosin të kalojnë kohë nën ajrin e freskët dhe të shijojnë mrekullitë natyrore të zonës së Shpatit.
Disa kilometra larg Elbasanit, Gjinari është në një ndër destinacionet më të pëlqyera nga vendasit dhe të huajt në këto ditë dimri.
Edhe për vet banorët e zonës investimi i kryer ka sjellur një jetesë më të mirë për ta dhe zhvillon më tej turizmin.
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore solloi zhvillimin ekonomik e fshatit, duke i orientuar banorët drejt turizmit, ku vitet e fundit janë hapur një sërë bujtinash dhe ambjentesh akomoduese./K.K