Jo më strehë e kriminelëve, “Çunat e Dubait” do të kthehen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka zbuluar në studion e “Çdo kënd” se shumë shpejt do të ketë zhvillime sa i përket ekstradimit të të shumëkërkuarve të drejtësisë shqiptare që strehohen në Dubai.

Edhe pse pranoi se ka shumë pak shanse që midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe të nënshkruhet një marrëveshje ekstradimi, Halimi sqaroi se ka informacione se po punohet për të gjetur instrumente ligjore që i hapin rrugën ekstradimit të eksponentëve të krimit.

“Emiratet e Bashkuara kanë një situatë të ndryshme. Ne kemi një zyrë atje që shërben për çështjet civile tregtare dhe jo penale. Megjithatë kontaktet e përhershme dhe vizitat që bëj në mënyrë të vazhdueshme më japin mundësinë të kem informacion të vazhdueshëm nga kolegët. Emiratet nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë dhe nga informacionet që unë kam nuk shoh të ketë një marrëveshje të shpejtë për tu nënshkruar.  Megjithatë ka zhvillime interesante. Nuk besoj që Dubai do të jetë më strehë e personave dhe për shumë kohë. EUROPOL-i ka hapur një zyrë të re para 6 muajsh në Dubai dhe po punon së bashku me autoritetet e Dubait dhe vendeve që ata kërkojnë, përfshirë Shqipërinë, Gjermaninë dhe vende të tjera, duke menduar dhe trajtuar me disa instrumente të tjera. Pra, marrëdhënia e organeve ligjzbatuese shqiptare, gjermane, italiane, belge, spanjolle me Emiratet e Bashkuara ndoshta nuk do të kalojë përmes marrëveshjeve të ekstradimit, por do të kalojë përmes disa instrumenteve të ndryshme nga marrëveshja e ekstradimit, për të cilën në dijeninë time autoritetet e Emirateve po punojnë. Dhe do të ketë zhvillime, marrje të personave, tërheqje përmes instrumenteve ligjorë”, zbuloi Halimi.

 

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë ky është një hap pozitiv në luftën ndaj krimit dhe tërheqjes së atyre personave që paraqesin një rrezikshmëri të fortë për vendet nga të cilat kërkohen.

“Por duhen parë edhe raportet dhe situata që kanë në vendet e Emirateve të Bashkuara. Ndaj po punohet për instrumente të tjerë, efektivë, të cilët në Shqipëri disa janë bërë dhe disa janë në pritje për t’u bërë dhe do të ketë zhvillime dhe ju do njiheni shumë shpejt nëse kemi njerëz nga Dubai për të ardhur këtu”, sqaroi më tej Halimi./e.t

Të fundit

Homazhe për Kryepeshkopin Anastas në katedralen e Athinës, i pranishëm dhe Mitsotakis

Të dielën (26 janar), në Mitropolinë e Athinës, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore (homazhe) përpara trupit të ndjerë të ndjerit...

E miratoi Senati, ja kë zgjodhi Trump për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në...

Kush janë vajzat e showbizz-it me fizikun më perfekt?

Julian De Silva, një kirurg plastik nga Londra, përdori raportin e artë për të zbuluar 10 supermodelet më të bukura në botë. Raporti i...

Studimi: Burrat janë bërë dyfish më të gjatë e të rëndë se gratë në shekullin e fundit

Një ekip ndërkombëtar studiuesish ka zbuluar se burrat mund të jenë rritur në madhësi dhe peshë dy herë më shumë se gratë gjatë shekullit...

A ndiejmë vërtet atë që mendojmë se po ndiejmë?!

Ndonjëherë ajo çfarë ndiejmë është e komplikuar. Ndjenjat mund të jenë ose parësore ose dytësore dhe ky ndryshim është i rëndësishëm për t’u kuptuar. Një...

Lajme të tjera

Web TV