Tiranë
Ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit me anë të celularit, arrestohet 38-vjeçari.
Sekuestrohet një aparat celular .
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi:
– P. A, 38 vjeç, për veprën penale “Ushtrim i lojërave të fatit, në kundërshtim me dispozitat ligjore”.
Ky shtetas u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (lotarive sportive), me anë të celularit, në rrugën “Sulejman Delvina”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./K,K