Vota e Diasporës/ Bum regjistrimi për të votuar emigrantët më 11 Maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regjistrimi për votim nga diaspora ka nisur me një interes të lartë, duke arritur mbi 4100 aplikime vetëm 24 orë pas hapjes së procesit.

Aplikimet janë kryesisht nga emigrantët në Italia, Greqi dhe Gjermani, të cilët nuk kanë humbur kohë për të bërë regjistrimin në aplikacionin e krijuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Procesi i regjistrimit për të votuar në zgjedhjet e 11 majit u hap më 11 janar, dhe aplikimi i parë u bë nga një shqiptar që jeton në Gjermani.

Në orën 08:00 të mëngjesit, 145 aplikime ishin miratuar, ndërsa pjesa tjetër ishte ende në proces verifikimi. Për të siguruar që çdo aplikant të ketë mundësinë të regjistrohet pa probleme, një staf i KQZ-së është angazhuar për t’u përgjigjur kërkesave dhe për të informuar qytetarët për statusin e aplikimeve të tyre.

Për regjistrim, emigrantëve u kërkohet një dokument identifikimi shqiptar, edhe nëse ai ka skaduar. Po ashtu, aplikantët duhet të dorëzojnë një dokument që vërteton vendbanimin e tyre jashtë Shqipërisë, për të mundësuar dërgimin e fletës së votimit në adresën e duhur.

Ky proces është një mundësi e rëndësishme për të përfshirë diasporën në zgjedhjet e ardhshme, duke i dhënë mundësinë emigrantëve të jenë pjesë aktive e demokracisë shqiptare. Interesi i lartë i shfaqur nga emigrantët tregon një angazhim të madh për të marrë pjesë në proceset vendimmarrëse të Shqipërisë.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh Kryesinë e PS për takimet me diasporën

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e Partisë Socialiste, në orën 09:00 të kësaj të hëne. Fokus i mbledhjes...

Moti i keq/ Si paraqitet situata në qarkun Shkodër, disa fshatra pa energji elektrike

Vazhdon moti i keq në qarkun e Shkodrës. Vijojnë erërat e forta. Ndërkohë fshatrat Nj.A. Shale, Shosh, Pult, Velipoje dhe Gur i Zi kane...

Veliaj: Tirana, e vetmja bashki në rajon që ka falas udhëtimin për të moshuarit

Gjatë takimit që zhvilloi këtë fundjavë me familje të Tiranës, që kanë përfituar nga skema e strehimit social të kredisë së butë, kryebashkiaku Erion...

Sigurimi vullnetar, përfitime nëse kryeni pagesat në janar

Të gjithë personat që paguajnë sigurimin vullnetar në muajin janar duke mbuluar periudha kontributive për vitin 2025, do të kenë një zbritje prej 6...

Gazetari përplaset me Luizin: Mashtrove me sëmundjen për të fituar Big Brother

Luiz Ejlli dhe gazetari Ronaldo Sharka janë përplasur virtualisht. E gjitha nisi pas deklaratës së Ronaldos në Big Brother Fan Club ku tha se të...

Lajme të tjera

Web TV