Anëtari më i ri i NATO-s, Suedia do të testojë teknologjinë e re të dronëve të zhvilluar nga grupi i pajisjeve të mbrojtjes Saab dhe forcat e armatosura të vendit nordik. Kjo, shkruajnë mediat e huaja është bërë e ditur të hënën nga ministri i Mbrojtjes, Pal Jonson.
Jonson tha në një konferencë shtypi se ushtria do të testojë teknologjinë, e cila u zhvillua gjatë vitit të kaluar, gjatë stërvitjes së ardhshme Arctic Strike.
Jonson tha se teknologjia lejon që “tufat e dronëve” të madhësive të ndryshme të formohen dhe më pas të zgjidhin detyrat në mënyrë autonome.
“Me këto tufa të dronëve është e mundur të kryhet edhe zbulimi, pozicionimi dhe identifikimi”.
Suedia iu bashkua NATO-s në mars 2024 si rezultat i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe planifikon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes për të arritur në 2.6% të PBV-së në vitin 2028, krahasuar me 2.2% në 2024./e.t