Po ngrihen kulla, por 38% e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka shansin që ka një mot relativisht të butë gjatë dimrit, përndryshe banorët e saj do të vuanin shumë nga i ftohti.

Eurostat ka publikuar një raport ku ka matur përqindjen e popullsisë që nuk arrin të mbajë shtëpinë mjaftueshëm ngrohtë për vitin 2023.

Shqipëria renditet e para në Europë, ku 37.7% vlerësohen që nuk ngrohin mjaftueshëm shtëpitë e tyre (të dhënat për Shqipërinë janë të vitit 2021), nga 10.6% që është mesatarja europiane. Mungesa e ngrohjes qendrore si dhe përdorimi i energjisë elektrike për ngrohje, që është i shtrenjtë, e bëjnë këtë nevojë jetike një luks për familjet shqiptare.

Vendet e rajonit, për të cilat ka informacion në raport, renditen shumë më mirë se Shqipëria. Në Serbi, një shtet shumë më i ftohtë se ne, vetëm 9.5% e popullatës nuk ngrohin dot shtëpitë (e dhënë e vitit 2022), më e ulët se mesatarja e BE-së. Në Mal të Zi treguesi është 13.9% (viti 2022). Ne Maqedoninë e Veriut, treguesi ishte 23% për vitin 2020.

Bumi i ndërtimeve i viteve të fundit nuk duket se ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetesës së familjeve. Të dhënat historike tregojnë se ky tregues është luhatur, midis 35-37% për gjithë periudhën 2017-2021, kur raportohen të dhënat. Madje në 2021, treguesi erdhi në përkeqësim në raport me vitin e mëparshëm, kur kishte zbritur në 35.8%.

Fatmirësisht, Shqipëria ka shumë diell. Sipas të dhënave të meteorologjisë, World Weather Online, Shqipëria ka rreth 2,400 deri në 2,600 orë diell në vit, duke e renditur si një nga vendet me më shumë ditë me diell në Europë, veçanërisht në rajonet bregdetare dhe jugore të vendit. Vendi me më shumë diell në Europë është Spanja, e ndjekur nga Franca dhe Italia.

Lexo edhe :  Dashnor Sula mallkon ata që vjedhin fondet e fermerëve: Haram e paçin…

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2023, 10.6% e popullsisë së Bashkimit Europian nuk ishin në gjendje të mbanin shtëpitë e tyre shumë ngrohtë. Krahasuar me vitin 2022, kjo shifër u rrit me 1.3 pikë përqindje.

Pjesa më e lartë e njerëzve që nuk mundën të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta u vërejt në Spanjë dhe Portugali (nga 20.8% secila), pasuar nga Bullgaria (20.7%), Lituania (20.0%) dhe Greqia (19.2%).

Nga ana tjetër përqindjet më të ulëta u regjistruar në Luksemburg (2.1%), Finlandë (2.6%), Slloveni (3.6%), Austria (3.9%) dhe Estoni (4.1%)./ Monitor/    S,M

Të fundit

Frutat, aleatët më të mirë për kujdesin e fytyrës në dimër

Duke qenë se i ftohti në këtë stinë është i pashmangshëm, atëherë ajo që na mbetet është vetëm të...

U nda nga Meritoni, Ilnisa nuk humb kohë për të gjetur dikë tjetër? (Foto)

Ndarja e Ilnisës dhe Meritonit bëri bujë të madhe mediake, edhe pasi ky i fundit doli dhe i tregoj hapur disa detaje. Ndonëse Ilinsa...

Sali Berisha paralajmëron: Mosbindjen civile do e vazhdojmë në botë

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha ka theksuar se nuk mund të pranohet që dy të tretat e shqiptarëve të përjashtohen nga...

Tubimi i opozitës para Bashkisë Tiranë/ Përplasje mes qytetarëve dhe protestuesve

Opozita po zhvillon protestën e radhës para Bashkisë Tiranë këtë të premte. Protestuesit kanë bllokuar rrugën para bashkisë, pasi Policia nuk ka bllokuar qarkullimin e...

Gazetarja e cila nuk ka asnjë RRJET SOCIAL tregon arsyen që fshihet pas këtij VENDIMI!

Gjatë “Breaking Italy Night”, gazetarja e njohur italiane Lilli Gruber tha se nuk e sheh të nevojshme që të ketë llogari në rrjetet sociale....

Lajme të tjera

Web TV