E rëndë në Lushnje/ Pësoi arrest kardiako-respirator, ndërron jetë 6-vjeçari në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fëmijë ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në spitalin e Lushnjes. Fëmija i moshës 6-vjeçare ka ardhur në spitalin e Lushnjes rreth orës 14:00 me autoambulancë nga qendra shëndetësore Divjakë.

Sipas informacioneve të marra nga drejtori i spitalit, fëmija kishte rreth 6 ditë që mjekohesh në kushte e shtëpisë ku për të kujdesej gjyshi pasi prindërit i kishte të divorcuar.

Duke parë gjendjen e rënduar të fëmijës është dërguar në qendrën shëndetësore Divjakë dhe më pas në spitalin e Lushnjes.

Menjëherë, nga stafi i mjekëve të pediatrisë është ndjekur protokolli ligjor mjekësore ku janë bërë të gjitha analizat dhe procedurat ligjore. Sipas drejtorisë së spitalit fëmija vuante nga bronkopneumonia bilaterale. Duke parë gjendjen e rënduar të fëmijes stafi i mjekëve vendosin t’a dërgojnë fëmijën për mjekim të specializuara drejt Tiranës, por fëmija ka humbur jetën sapo ka hipur në autoambulancë. Sipas mjekëve, fëmija ka humbur jetën nga arresti kardiak si pasojë e sëmundjes së mëparshme.

Të pranishëm në këto momente ka qenë mamaja dhe gjyshi të cilët nuk kanë pranuar bërjen e autopsisë  se fëmijës duke e mare në shtëpinë e tyre për të bërë nderimet e fundit.

Për këtë rast, drejtoria e spitalit Lushnje shprehet se do të jetë Ministria e Shëndetësisë, e cila do të japë më shumë sqarime për rastin.

Ndërsa bëhet me dije se edhe nga policia e Lushnjës janë kryer procedurat dhe i janë dërguar Prokurorisë për të vlerësuar rastin e vdekjes së fëmijës 6-vjeçar./e.t

Të fundit

Një javë në Shtëpinë e Bardhë: A po e ndryshon Trumpi kursin e politikës amerikane?

Të shtunën në mbrëmje, ndërsa aeroplani i tij u nis nga Las Vegas për në Majami, presidenti i SHBA-së,...

27 janar 1901/ Xhuzepe Verdi, miti botëror i operës italiane

 Nga Leonard Veizi Jetoi vetëm një vit në shekullin e XX. Por mbeti i shquar në shekullin e tij paraardhës. Dhe prej atëherë e sot...

Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime

Valona Tela & Nadije Ahmeti Kur ka prezantuar programin e Qeverisë së tij në maj të vitit 2021, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë,...

Janullatos: Jo “greqizim” i Kishës Ortodokse të Shqipërisë

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos, në një intervistë me DW mbi zërat kritikë në Shqipëri, se Kisha...

Zgjedhjet e 11 Majit/ PS dhe PD shpërndahen në botë për votën e Diasporës

Në prag të zgjedhjeve të ardhshme, dy partitë kryesore politike në Shqipëri, Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD), kanë intensifikuar fushatat e tyre...

Lajme të tjera

Web TV