Temperaturat tepër të larta dhe të pazakonta për këtë periudhë të vitit kanë bërë që në Vlorë të vazhdojë plazhi.
Qytetarët vlonjatët thonë se janë mësuar me plazhin në çdo stinë dhe këto temperatura janë më të favorshmet me këtë fundjavë të cilësuar, sipas tyre, si më e bukura e këtij fillim viti. Për ta deti është arsyeja e shëndetit të mirë, teksa e rekomandojnë edhe tek të rinjtë.
Nuk mungojnë as pushuesit e huajt. Deti, klima, plazhi i pastër mbeten sipas tyre faktorët që e favorizojnë Vlorën. Ata nuk lënë pa përmendur edhe ushqimin dhe njerëzit mikpritës.
“Ne vijmë prej Anglisë. Nuk është hera e parë që jemi në Vlorë. Ne kemi jetuar këtu prej 7 vitesh. Nuk jetojmë më tani, por kemi jetuar këtu më parë. Vlora për ne është një vend i mrekullueshëm. Jemi rikthyer për pushime këtu për përvjetorin tonë të martesës. Më shumë këtu në Vlorë më pëlqen deti, njerëzit dhe ushqimi. Sigurisht që do të kthehem këtu sërish”, tregon një turist nga Anglia./e.t