Kalimi i shumë orëve para celularëve tanë mund të përshpejtojë procesin e plakjes. Një studim mbi mizat e frutave sugjeron këtë.
Shpenzimi i shumë orëve – siç bëjmë pothuajse të gjithë ne – duke parë celularët , ditë e natë, vetëm por edhe në shoqëri, mund (gjithashtu) të na bëjë të plakemi para kohe.
Ekspozimi i zgjatur ndaj dritës blu të emetuar nga telefonat inteligjentë dhe pajisjet e tjera të përditshme në fakt mund të rrezikojë funksionimin e një game të gjerë qelizash dhe, për rrjedhojë, të përshpejtojë plakjen .
Ky përfundim u arrit nga disa studiues nga Universiteti Shtetëror i Oregonit (SHBA) që studiojnë mizat e frutave, por substancat kimike të përfshira në procesin e plakjes janë gjithashtu të pranishme në qelizat njerëzore: kjo është arsyeja pse studiuesit amerikanë supozojnë se rezultatet mund të shtrihen, të paktën pjesërisht, te njerëzit.
Hiper-ndriçuar nga drita blu. Në eksperiment, mizat e frutave të ekspozuara ndaj dritës blu për dy javë kishin nivele të ndryshuara të disa metabolitëve, molekula që rezultojnë nga transformimi kimik i asaj që futet në trup (p.sh. ushqimi) ose prodhohet nga trupi, në mënyrë që të mund të përdoret ose eliminohet.
Që tregon se qelizat e tyre nuk funksiononin në mënyrë optimale. Dhe kjo shpjegon plakjen e parakohshme dhe reduktimin e jetëgjatësisë së mizave të frutave të ekspozuara vazhdimisht ndaj kësaj drite.
Megjithatë, siç theksuan shkencëtarët, njerëzit janë të ekspozuar ndaj një drite blu shumë më pak intensive sesa ajo me të cilën “trajtoheshin” insektet, kështu që dëmtimi i supozuar qelizor duhet të jetë akoma më i vogël. / S,M