“Berisha foli si në mbledhje kryesie”, gazetari: PD është më e përçarë se kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Martin Leka, i ftuar në ABC News tha se fjalimi i Berishës në protestë ishte i vakët, pa temp dhe pa ritëm. Sipas tij, ai ngjante më tepër sikur po fliste në një mbledhje kryesie.

Sipas gazetarit, numri i vogël të mbështetësve që ka Berisha tregon se PD është më e përçarë se kurrë.

“Bëri apologjinë e burgosjes së tij. Tha që jemi më të bashkuar se kurrë, ndërkohë unë mendoj, se PD është më e përçarë se kurrë. Foli për Arben Ahmetajn, ish-zv.kryeministrin të kërkuar nga drejtësia dhe gati gati na e bëri hero.

Ne i kemi dëgjuar nga opozita, vit për vit, ditë për dite. Fjalimi i Berishës ka ritmin dhe tempin e një fjalimi në një mbledhje krejt të zakonshme të kryesisë së PD, nuk ka asgjë për të thënë, nga ato që thotë, e ka kuptuar edhe vetë se ndërkohë që do jetë protesta e sotme si protesta më e madhe në histori e kupton që kaq është maksimumi i kilometrazhi apo militantometrazhit të PD.

Sali Berisha kaq përkrahës ka. Kaq mund të mbledh sot e gjithë ditën. Po të shohësh planet me dron, kupton se sa pa dinamikë dhe pa ritëm është një protestë e thirrur sot, e vetmja e re, është fjala që pas një viti, Sali Berisha del vetë dhe u drejtohet mbështetësve të tij. Është një opozitë që nuk frymëzon.

Unë po e mendoj se po e poshtëron PD. Ajo ka nevojë për njerëz të rinj, frymë të re, Me këtë mënyrë të vjetër të të bërit politike, të vizionit që ka., unë mendoj se e ka të humbur betejën kësaj radhe si tre herët e mëparshme. Opozita duhet të rindërtojë veten e saj,ndryshe e ka të dështuar planin e saj.”, tha ai/      S,M

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV