Filmi i ri ku merr pjesë, të gjithë vunë re tatuazhin e Brad Pitt për Angelina Jolie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak orë më parë u publikua teaser-i i parë i filmit të ri të Brad Pitt, me titull “F1”, i cili do të dalë në kinema në qershor të 2025. Kjo video e shkurtër nuk la të patrazuar as fansat e Formula 1 dhe as fansat e aktorit.

Ajo ku shumica e njerëzve u fokusuan ishte fotografia në të cilën aktori 61-vjeçar shfaqet gjysmë i zhveshur. Në këtë skenë Pitt është i shtrirë në një divan, i veshur nga beli e poshtë. Përveç trupit të tonifikuar mirë, fansat duket se i duan edhe tatuazhet e tij, të cilat janë jo pak.
Dhe e vërteta është, pavarësisht se aktori ka lënë histori si një nga meshkujt më simpatikë dhe më seksi në botë, ai nuk shfaqet shpesh pa rroba. Kjo ishte ndoshta arsyeja pse fansat e tij ishin kaq të shqetësuar për tatuazhet e tij, veçanërisht për atë që përfshinte ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie. Po, po, nga një foto e cila po bën xhiron e internetit, fansat e tij vunë re datën e ditëlindjes së aktores (4 qershor), e vendosur në pjesën e poshtme të barkut dhe e cila, sipas Daily Mail, është e shkruar në gjuhën zyrtare të Kamboxhias, ku ka lindur fëmija i tyre i madh, Maddox.
Këto nuk janë tatuazhet e vetme që Pitt ka për familjen e tij. Ai ka një tjetër, që nuk shfaqet në trailer. Ai ka një kryq të gjatë që shtrihet nga kyçi i tij i djathtë deri te parakrahu. Në njërën anë të kryqit është shkronja A, për Angelina, ndërsa në anën tjetër ka inicialet e gjashtë fëmijëve të tyre: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne. Edhe Angelina Jolie gjithashtu ka tatuazhe kushtuar atij dhe fëmijëve të tyre./e.t

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV