Efektet e antibiotikëve natyralë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që kur u shikën antibiotikët në vitet 1940, përdorimi i atyre natyralë ra ndjeshëm. Të paktën deri në kohën kur një studim ka treguar  për efektet anësore që shkaktojnë antibiotikët e krijuar në laborator. Tani njerëzit gjithnjë e më shumë po shfaqin interes për përdorimin e antibiotikëve natyralë.

Por kur dhe pse nuk duhet të përdorim antibiotikë të krijuar në laborator? Çfarë problemesh shkaktojnë antibiotikët?

Çdo herë që ju gëlltisni një antibiotik të krijuar në laborator, ju i shkaktoni shumë dëme aparatit tuaj tretës duke vrarë bakteret e mira në stomakun tuaj. Kjo gjë mund të shkaktojë:

Dobësim të sistemit imunitar;

Sëmundje të stomakut;

Rritje të ndjeshmërisë ndaj ushqimeve të caktuara;

Mungesë të lëndëve ushqyese;

Inflamacione kronike.

Për këto arsye këta antibiotikë duhet të përdoren vetëm në rastet kur janë vërtet të nevojshëm dhe jo për çdo problem sado të vogël që mund të keni.

Cilët janë disa nga antibiotikët natyralë?

Antibiotikët natyralë janë një alternativë fantastike për kurimin e disa infeksioneve të lehta. Konsumimi i tyre nuk e dëmton aparatin tuaj tretës apo sistemin imunitar, përkundrazi i ndihmon dhe i forcon ato.

Më poshtë janë renditur disa nga këta antibiotikë dhe problemet që ato kurojnë:

Mjalti i hidhur: Kuron infeksionet e lëkurës dhe infeksionet orale, gjithashtu forcon sistemin imunitar.

Vaji i rigonit: Kuron infeksionet e lëkurës dhe mykun e këmbëve.

Hudhra: Kuron gripin dhe infeksionet e veshit, gjithashtu forcon sistemin imunitar.

Kanella: Kuron mykun e këmbëve dhe forcon sistemin imunitar.

Xhinxheri: Parandalon infeksionet bakteriale./k.k

Të fundit

Berisha dhe Meta bashkojnë forcat kundër SPAK, Rama “zbutet”

Vijojnë sulmet politike në drejtim të Prokurorisë Speciale SPAK, ku ditën e djeshme si Sali Berisha ashtu edhe Ilir...

Primaret në PD/ Lumë aplikimesh për deputetë, por në fund vendos kryetari

Partia Demokratike përmbylli dje fazën e aplikimeve si kandidatë për deputetë në Primaret e PD-së. Si do të procedohet me zgjedhjet nga anëtarësia dhe...

“Independent”: Shqipëria, ndër destinacionet më të bukura për t’u vizituar në 2025

Shmangni destinacionet e mbipopulluara dhe zbuloni disa nga vendet e qeta, por sensacionale të pushimeve për një arratisje të paharrueshme këtë vit, shkruan Daniel...

Gjermania voton të dielën/ Kush janë 4 kandidatët për kancelar

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë lideri i ardhshëm i Gjermanisë në zgjedhjet e së dielës. Kancelarët e mundshëm janë ai aktual, lideri...

Lajme të tjera

Web TV