Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli, janë në qendër të vëmendjes ditët e fundit. Dyshja kishin krijuar një raport të afërt bashkë, mirëpo u prish pas “prime” të fundit, kur në shtëpi u transmetua intervista e Xheneta Fetahut, ish partnere e Gjestit.
Pas këtij momenti, Egli është parë shpesh e revoltuar në situata të ndryshme në shtëpi, duke debatuar edhe me pjesën më të madhe të banorëve. Sot, ish banori i Big Brother VIP Albania, Zebërvoki, ka shprehur hapur zhgënjimin e tij për Eglin, me të cilën kishte krijuar një raport të afërt gjatë qëndrimit në shtëpi. Në një postim në Instagram, ai tregoi se e kishte vlerësuar gjithmonë si mike të mirë dhe si një finaliste potenciale, por tashmë ka ndryshuar mendim.
“Me hiqni follow, më shani, më kundërshtoni e bëni ç’të doni, ama unë zhgënjimin tim në lidhje me Eglin do e shpreh hapur. Kam qenë ndër të parët që në shtëpi si kur kam dalë nga shtëpia e kam vlerësuar si mike të mirë e kam dashur ta shoh finaliste e pse jo fituese, por sot tërhiqem nga çdo fjalë e thënë. Sa keq më vjen që u transformu kështu, po ç’ti bësh, ajo lojë ashtu e ka” përfundon Zebervoki.