Doktoreshë Gjeorgjina Kuli, Shefe e Shërbimit të Pediatrisë dha disa këshilla praktike për fëmijët.
Ajo tha se produktet natyrale, kanë nisur të përdoren për fëmijët e vegjël, duke mos u drejtuar direkte tek ilacet klasike.
Mjekja tha se të gjitha këshillat popullore mund të ndiqen, por në fund duhet të pyetet dhe pediatrja që është e specializuar për fëmijët.
Mjekja shtoi se duhet treguar kujdes për temperaturën e të ftuarve kur janë të vegjël, duke rekomanduar dhe paracetamolët, ndërsa shtoi se në këtë periudhë virozat janë shtuar pasi fëmijët qëndrojnë nëpër kopështe apo shkolla bashkë dhe më pas e sjellin në shtëpia.
Sipas saj duhet këmbëngulur në forcimin e imunitetit që të parandalohen problematikat me virozat në këtë periudhë, teksa kurba e virozave do të vazhdoi sipas saj deri në fund të marsit./k.k