SPAK dhe GJKKO nën rrethim, as Policia nuk e mbron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy institucionet e reja të drejtësisë, Prokuroria Speciale SPAK dhe Gjykata Speciale GJKKO, reagun për refuzimin e policisë për të mbrojtur institucionin, trupën e prokurorëve dhe gjyqtarët nga “intimidimi” i protestuesve që mbështesnin kryebashkiakun Erion Veliaj. Shtohen sulmet e hapura ndaj SPAK. Berisha, Rama dhe Meta secili për “arsye” të ndryshme bëhen bashkë kundër drejtësisë.

SPAK, GJKKO janë bërë bashkë duke denocuar veprimin e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit në lidhje me protestën që u organizua para GJKKO dhe SPAK, ditën kur Erion Veliaj ishte për të mësuar masën “arrest me burg”. Dy institucionit e drejtësisë janë ndjerë të kërcënuar nga protesta e cila nuk ishte e monitoruar nga Policia e Shtetit. Sipas SPAK, protestuesit jo vetëm që penguan lëvizjen e lirë të prokurorëve, gjyqtarëve dhe stafit të institucioneve, por gjithashtu sulmuan automjetet zyrtare dhe përdorën fyerje dhe kërcënime ndaj përfaqësuesve të drejtësisë. Pas kësaj ngjarje, SPAK ka dërguar një shkresë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, ku kërkon shpjegime për mungesën e reagimit dhe mosmarrjen e masave për të siguruar rendin dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor. “Nëpërmjet mosveprimeve të saj, Policia e Shtetit ka kontribuar në pengimin e Gjykatës së Posaçme në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe ligjore për të gjykuar në një ambient të sigurt dhe të qetë si dhe për të garantuar jetën dhe shëndetin e gjyqtareve dhe personelit administrativ.”, thuhet në letrën drejtuar Ministrisë së Brendshme. Në dokumentin me nr. protokolli 5458, datë 14.02.2025, SPAK thekson se është shkelur ligji për sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe se veprimet e Policisë së Shtetit bien ndesh me standardet ndërkombëtare dhe detyrimet që Shqipëria ka sipas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian. “Punonjësit e Gardës së Republikës kanë informuar Gjykatën se, në vazhdimësi është kërkuar prej tyre ndihmë nga Policia e Shtetit për të garantuar perimetrin jashtë të Gjykatave të Posaçme dhe SPAK, duke vendosur kordonin e sigurisë me punonjës policie me uniformë, sikurse është vepruar në raste të tjera të ngjashme në protestat e datave 6.12.2024 dhe 06.01.2025. Ky qëndrim përbën një shkelje flagrante të detyrimeve ligjore dhe një cënim serioz të pavarësisë së institucioneve të drejtësisë,” thuhet në shkresë. SPAK ka kërkuar gjithashtu që të vihen para përgjegjësisë personat përgjegjës për këtë situatë dhe të jepet një shpjegim për mungesën e masave mbrojtëse. Shkresa e SPAK është dërguar për dijeni edhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, duke e konsideruar mungesën e masave nga Policia një problem serioz që cenon pavarësinë e drejtësisë. Ndërkohë, strukturat ndërkombëtare nuk kanë bërë ende një reagim zyrtar mbi zhvillimet e fundit.

Reagimi i Berishës

Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj protestës së organizuar para SPAK, duke e quajtur atë një “sulm të paprecedentë” ndaj drejtësisë. Në një konferencë për mediat, ai paralajmëroi se opozita do të kundërpërgjigjet nëse qeveria dhe mazhoranca organizojnë një tjetër protestë të tillë. “Po thirre protestë, do thirret protesta përfundimtare për ty”, iu drejtua ai kryeministrit Edi Rama. Berisha gjithashtu njoftoi se Partia Demokratike do të dërgojë për ndjekje penale Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe vetë kryeministrin Rama për “mosveprim dhe bashkëpunim në dhunën ndaj institucioneve të drejtësisë”. “Ka kaluar çdo kufi! Policia e Shtetit nuk ndërhyn, sepse është në shërbim të qeverisë dhe jo të ligjit. Mos guxo të destabilizosh vendin në prag zgjedhjesh,” theksoi ai.

Lexo edhe :  “Ju keni Gucci, Prada ne vetëm fjalën kemi”, Spiropali batuta me Sulën: Nuk visheni keq

Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në Facebook pas letrës së dërguar nga SPAK dhe GJKKO drejt Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Në lidhje me mosveprimet nga dy institucionet gjatë protestës në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj, Bardhi tha se ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet të shkarkohen nga detyra dhe të ndiqen penalisht. “Ministri i Brendshëm gënjeu dje publikisht dhe keqinformoi Kuvendin e Shqipërisë lidhur me mosveprimin e Policisë së Shtetit ndaj tentativës mafioze të drejtorëve batakçi të Bashkisë së Tiranës për të intimiduar fizikisht në krye të detyrës gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm. Ky mashtrim institucional dhe publik i Ministrit të Brendshëm provon edhe autorësinë e urdhrit politik për të penguar drejtësinë që të mbajë përgjegjës para ligjit cilido, pavarësisht statusit të tij. Erion Veliaj nuk është mbi ligjin”, shkruan Bardhi. Në deklaratën e tij, ai shkruan se Hoxha është mik e bashkëpunëtor i afërt i Edi Ramës, por ky i fundit nuk mund të keqpërdorë shtetin dhe Policinë e Shtetit për ti ardhur në ndihmë një personi që hetohet për korrupsion dhe pastrim parash. “Edi Rama mund të zgjedhë të jetë avokat i Erion Veliajt, por këtë duhet ta bëjë privatisht, jo duke keqpërdorur institucionet e shtetit. Mosveprimi i Policisë së Shtetit, që sipas GJKKO dhe SPAK, ka vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ, në krye të detyrës, nuk mund të kalojë në heshtje. E kundërta, mosveprimi i Edi Ramës, e bën atë jo vetëm drejtpërdrejt përgjegjës për situatën, por është edhe një grusht shteti i pushtetit ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor, duke zbatuar parimin mafioz se nëse gjykata e prokuroria dënon e heton pa leje, atëherë do jenë të vetëm e pa mbrojtjen e shtetit. Kjo nuk do të ishte thjesht e paprecedentë, por kriminale!”, shkruan Bardhi.

Të fundit

Erion Veliaj: Im bir, jetim me urdhër prokurori e vendim gjykate

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga paraburgimi. Përmes një postimi në facebook Veliaj zbulon detaje nga seanca...

Në Arabinë Saudite janë të sigurt: “Do të firmosim me Viniciusin”

Kushtet që Arabia Saudite po i ofron sulmuesit të Realit, Vinicius për ta tunduar tashmë janë te bujshme: 1 miliard euro për pesë sezone,...

Shën Valentini u kthye në tragjedi!Aksidenti i mori jetën 20-vjeçares,kjo është studentja

Festa e Shën Valentinit u kthye në tragjedi për çiftin nga Mamurrasi, i cili kishte vendosur të festonte në Pogradec. Aksidenti, që ndodhi në aksin...

Tre gabime që duhet të shmangni kur konsumoni mëngjesin

Mëngjesi është një nga momentet më të rëndësishme të ditës, plot me opsione të panumërta: mund ta hani me nxitim në lëvizje, në divan,...

11 maji/Regjistrohen mbi 133 mijë emigrantë!Të hënën në Kuvend rikthehet për votim drafti

Mbi 133 mijë emigrantë janë tashmë të regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të votuar në 11 maj. Mbi 133 mijë emigrantë janë tashmë...

Lajme të tjera

Web TV