“Para të gjithëve kam motrën”, Rozana Radi demaskon Olta Gixharin (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prime i mbrëmshëm i Big Brother Vip Albania 4 riktheu Olta Gixharin në shtëpi, për të surprizuar motrën e saj, Gertën. Edhe pse thuhej më herët që dy motrat nuk flisnin me njëra-tjetrën, takimi i tyre u duk shumë i ndjerë, me përqafime e lotë.

Por më shumë se për Gertën, u duk se Olta kishte hyrë për t’i dhënë një mesazh Rozanës: “Motrën time Gertën, e kam para të gjithëve”

Kur Gerta u kthye në shtpi, pas takimit me Oltën, Rozana nuk mbeti pa ia kujtuar: “Por ato që kam thënë janë plotësisht të vërteta, por ajo çfarë më intereson sonte është dashuria jote për motrën”.

Kjo deklaratë lidhet me një debat të mëparshëm mes Rozanës dhe Gertës, ku Rozana i kishte thënë: “Pse s’flet me motrën tënde? Se motra jote ma ka uruar mua fitoren”.

Meqë Olta e kishte ‘harruar’ një fakt të tillë, Rozana Radi i ka kërkuar menaxherit të saj të publikojë bisedat. Në një video që qarkullon gjerësisht në rrjet, kuptohet se para hyrjes së saj në shtëpinë e Big Brother, Rozana Radi ka folur me Olta Gixharin, ku i ka treguar se do ishte një nga banoret. Gjatë bisedës dëgjohet qartë se:

Rozana: ….Po të flas si motër, po ti bëj çfarë të duash!

Olta: A, sa e bukur kjo! ‘Po të flas si motër’….Meqë ra fjala, do kesh edhe motrën time aty tek Bigu. Ajo s’ma ka thënë mua, por unë i marr vesh gjërat, sigurisht.

Pas mesazheve me zë, biseda vijon me shkrim:

Olta: Suksese shpirti. M’u bë qejfi shumë për ty dheeee do më bëhet më shumë akoma, kur të fitosh BB

Lexo edhe :  Kiara Tito u përgjigjet kritikëve për fustanin në ditëlindjen e Lunës

Rozana: Zemraaaa love you. Hahahah s’kam firmos unë asgjë. Akoma jo një herë, s’di /   S,M

Të fundit

“Giro d’Italia”, në Vlorë/ Policia publikon masat e ndërmarra, ja rrugët e bllokuara

Në kuadër të etapës së tretë dhe të fundit të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet...

A mundet Inteligjenca Artificiale t’i përkthejë tingujt e kafshëve në fjalë?

Një kompani kineze e teknologjisë ka zbuluar se është duke eksploruar nëse është e mundur të përdoret AI për të përkthyer tingujt e kafshëve...

Koalicioni i partive të reja do të fitonte deri në 16 mandate, por ato u treguan egoiste

Partitë e reja kanë bërë një gabim taktik për zgjedhjet e 11 majit: janë treguar egoiste. Ato nuk u bashkuan në një subjekt të...

“Mbylleni këtë luftë të çmendur!” Trump humb durimin me Putin dhe Zelensky

Pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane në Kiev për një sulm ajror në ditët në vijim, Presidenti amerikan Donald Trump tha se udhëheqësit nga të...

Ministri i Brendshëm pret eurodeputetët nga PE: Të angazhuar për zgjedhje të qeta

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, priti sot një delegacion të deputetëve të Parlamentit Europian, të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të...

Lajme të tjera

Web TV