Kujdes/ Nëse keni marrë këtë mesazh mos e hapni, mund t’u vjedhin të dhënat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

AKSK njoftoi qytetarët që të bëjnë kujdes nga disa mesazhe që janë përhapur së fundmi. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), ka ngritur alarmin sot në lidhje me një skemë mashtrimi që po qarkullon në vend.

AKSK njoftoi qytetarët që të bëjnë kujdes nga disa mesazhe që janë përhapur së fundmi dhe kanë për qëllim vjedhjen e të dhënave.

“KUJDES! Për shkak të disa tentativave për të vjedhur të dhënat personale dhe shpërndarjen e lidhjeve keqdashëse, AKSK fton të gjithë qytetarët të rrisin nivelin e vigjilencës ndaj mesazheve mashtruese.

Kohëve të fundit, njerëzve u dërgohen SMS gjoja nga posta ku pretendohet se ‘porosia e tyre ka mbërritur, por nuk mund të dorëzohet për shkak të mungesës së adresës’. AKSK theksoi që të mos klikoni në lidhje të panjohura (links) dhe shqyrtoni me kujdes përmbajtjen e tyre. Nëse ju vjen një SMS e tillë, fshini mesazhin dhe mos klikoni asgjë.”- thuhet në reagim./     S,M

Të fundit

Analfabeti Tofik, dhe “prifti” Thanas

Nga ARTUR AJAZI   Edhe sot pas 34 vitesh, nuk e kuptoj pse  themi  “jemi në tranzicion,çdo gjë bëjmë  e bëjmë...

155 mijë emigrantë të regjistruar, 37 mijë refuzohen

Edhe pse kanë mbetur dy javë nga regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, shifrat e refuzimeve janë mjaft të larta. Deri...

“Komisioni Xhafaj” SPAK-u do të “dublohet” nga DPAK-u i qeverisë

Në kulmin e sulmeve politike ndaj Prokurorisë Speciale, SPAK, si nga mazhoranca ashtu edhe opozita, po del në skenë platforma e “Komisionit Xhafaj”. Paritet...

Horoskopi për ditën e sotme, 20 shkurt 2024

Dashi Merrni një moment për të reflektuar dhe për të gjetur paqen e brendshme përmes artit, meditimit dhe jogës. Yjet rreshtohen për të sjellë mundësi...

Lajme të tjera

Web TV