Analfabeti Tofik, dhe “prifti” Thanas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

 

Edhe sot pas 34 vitesh, nuk e kuptoj pse  themi  “jemi në tranzicion,çdo gjë bëjmë  e bëjmë nga padituria”. Dhe kjo fatkeqësisht vlen më tepër për politikanët, se për hallexhinjtë.Realisht ne akoma jemi në “kapërcim”, pasi akoma e konsiderojmë gjithçka të keqe që shohim, apo dhe na vjen, si “produkt i tranzicionit të zgjatur”. Një ditë një miku im, më përshëndeti, por me vështirësi e njoha. Ishte veshur prift orthodoks. Ishte veshur me rrasën e zezë deri në fund të këmbëve, kishte varur një goxha kryq në qafë, kishte lënë mjekrën, dhe mbante në duar ca libra të veckël. E njihja prej vitesh, dhe e di që nuk ka mbaruar as 8-vjeçaren, pale të mesmen dhe të lartën. Kishte emigruar në Greqi, kishte ndërruar emrin nga Tofik në Thanas, kishte  marrë në shtetin helen një dokument sikur “kishte mbaruar një shkollë për prift”, pastaj kishte veshur rrasën e zezë, dhe tani pretendon të zërë  ndoshta “vend nderi në Kishën Orthodokse”. Ky person, mund të jetë  ndër të shumtët  që takoj përgjatë këtyre viteve, që nga ish-punëtor krahu konvertohen në priftërinj. Kultet  fetare, këta tipa ndoshta i shohin si “strehën e ngrohtë dhe të sigurtë për të bërë ca para”. Realisht nga sistemi i kaluar, ne trashëguam një eksperiencë goxha të madhe lidhur me  numrin e atyre që u arsimuan. Kishte shkolla deri në fshatin më të largët, ashtu siç kishte edhe mjekë. U shkolluan  qoftë edhe me 8 klasë apo të mesme, me hir apo pahir, edhe ata që nuk e donin librin. Por pas vitit 1992, sistemi arsimor mori një goditje fatale. U flakën nga shkolla mësues dhe drejtues “komunistë”, u flakën në rrugë profesorët si “shërbëtorë të diktaturës”, u mbyllën shkollat në shumicën e fshatrave, u mbushën qytetet, dhe sot kemi këtë gjendje të pakuptimtë. Përgjatë viteve të para të “demokracisë berishiste”, çobani u bë shikas, shoferi dikurshëm i NB-së u bë drejtor, i dënuari për vjedhje badiguard ministri, dhe me rradhë duke u bërë hoxhallarë dhe priftërinj, kushdo që dinte greqisht apo turqisht.Gjërat nisën sikur të sistemohen përgjatë viteve të fundit, por mjerisht situata edhe sot është e trishtueshme. Kjo për faktin sepse, ka akoma djem dhe vajza që kanë mbaruar shkollat në universitetet e Europës dhe SHBA, dhe janë në kërkim të punës. Të jetë vallë tranzicion ky që po kalojmë ? Mendoj se jo, pasi negativiteti, vjen nga trashëgimia që la pas politika destruktive, politika që futi si koncept “diplomën e blerë”, shkollimin pa vajtur asnjë ditë në klasë, apo emërimin sepse “i kam dhënë shumë kësaj partie dhe demokracie”. Një ish-drejtor i kohës së Berishës dikur, ishte bërë tmerri administratës. Kishte punuar dikur punëtor ngarkim-shkarkimi, dhe pas 1992 pasi kishte blerë diplomën, ishte emëruar në postin e lakmuar. Kishte bërë listën gati me emrat e atyre që duheshin larguar sepse ishin “komunistë”, por duke mos marrë parasysh faktin sepse ata ishin me arsimin e lartë, me eksperiencë të gjatë pune, dhe kontribute të vyera. Me foton e Berishës në 4 cepat e zyrës, ai ç’nuk bëri sa PD kishte pushtetin, duke mbushur administratën me militantë  mediokër, dhe u pasurua shumë.Por si mund të falen skandalet, abuzimet, vjedhjet, shkatërrimet e elitave ?  Sot fakti është se, zyrat e ministrive dhe institucioneve vartëse, nuk kanë shansin të kenë  drejtues të pashkolluar, madje shumica e tyre me arsimim jashtë vendit. Detyrimi kryesor i tyre, ka qenë spastrimi i gjithë sistemit administrativ nga diplomëblerësit e dikurshëm, pasi akoma ka të tillë, si në drejtësi dhe vende të tjera pune. Nuk mund të themi më, “na e ka fajin tranzicioni e gjatë që po kalojmë”. Ka ardhur koha të shembim idiotësitë që  trashëguam nga qeverisja e ish-liderit historik, që kërkon të rikthehet në pushtet, me të njëjtët njerëz.    /    S,M

Të fundit

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të...

Nga kosi te kokoshkat/ Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të konsumoni gjatë darkës

Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e urisë gjatë orëve të vona të natës. Fatkeqësisht, të ngrënit vonë shpesh lidhet me shtimin në...

Mjekët paralajmërojnë/ Mos e injoroni këtë simptomë të ftohjes nëse zgjat më shumë se..

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes,...

Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

Në vitin 2018, Liço u martua me Sara Hoxhën, bashkëpronare e Top Medias, dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti duket të kenë jetë të...

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve!

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet për Shtetësi dhe Emigracion të...

Lajme të tjera

Web TV