Veliaj: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur nga burgu pyetjeve të emisionit “Review” në Euronews Albania dhe ka thënë se i detyrohet familjes dhe qytetit që të bëjë betejën për pafajësi.

Veliaj është ndalur dhe te qendrimi i PS dhe kryeministrit Rama, duke e cilësuar se po bëjnë gjënë e duhur dhe ka shprehur besimin e plotë ndaj kryeministrit, duke thënë se ka një jetë që punon me të.

“Ndaj, Partia Socialiste dhe Edi Rama po bëjnë gjënë e duhur, sistemi do mbështetur dhe anomalitë që kanë prodhuar duhen adresuar – bash siç thotë edhe Gjykata e Strasburgut për rastet Hysa dhe Gëllçi. Ideja burg-burg-burg përveçse e bën të pabarabartë mbrojtjen, do prodhojë një faturë që s’do e paguajë Ols Dado dhe Erion Bani, por Republika. Pra, taksapaguesit,” tha Veliaj.

Pyetje – Çfarë do t’i shtonit apo do t’i hiqnit atyre që ka shprehur Kryeministri për këtë rast?

“Kam një jetë që punoj krah Edit dhe kam besim të plotë”.

Veliaj tha se të martën do të argumentonte se është shpallur i dënuar që në faqe të parë; i paditur nga Nesti Angoni, që nuk ekziston sipas tij, dhe i kërkohej të tregonte pendesë, kur ende nuk kishte akuzë, duke theksuar se i është bërë veting 20-vjeçar, diçka që, sipas tij, nuk i është bërë askujt tjetër./   S,M

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV