Përfaqësuesja e lartë e BE: Moska përgjegjëse e vetme për luftën në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moska vazhdon pushtimin e saj të plotë të Ukrainës dhe le të jemi të qartë që kjo luftë mund të përfundojë menjëherë nëse Rusia, e cila është e vetmja përgjegjëse, tërheq trupat e saj dhe ndalon bombardimin e Ukrainës, deklaroi nga OKB-ja përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas.

”Moska mund ta ndalë këtë luftë në çdo kohë, por ka zgjedhur të mos e bëjë këtë, me gjithë përpjekjet e deritanishme, sepse nuk i ka arritur qëllimet e saj të luftës. Kjo nuk ka ndryshuar”, shtoi ajo.

“Ukrainasit nuk duan të jenë pjesë e Rusisë. Ata kanë luftuar për tre vjet. Ata meritojnë të zgjedhin të ardhmen e tyre dhe ne të gjithë duhet t’i mbështesim”, shtoi ajo.

“Kjo luftë nuk është as një luftë evropiane, as një konflikt midis fqinjëve. Ukraina është një shtet sovran me 40 milionë banorë që ka luftuar për tre vjet për të mbijetuar dhe ruajtur pavarësinë e saj. Pasojat shtrihen shumë përtej Ukrainës, duke prishur tregjet globale të ushqimit dhe energjisë”, shtoi Kallas./k.k

Të fundit

Rutte qetëson Kosovën: SHBA-ja është e përkushtuar në NATO dhe KFOR

Kreu i NATO-s Mark Rutte zhvilloi takim zyrtar në Kosovë ku u prit nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri...

PS dhe PD mbledhin kryesinë, në fund vendos Rama dhe Berisha

Ditën e sotme dy forcat kryesore politike PS dhe PD do të paraqesin listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit. Kush...

Do të zgjidhni problemet që ju mundojnë prej kohësh…parashikimi i horoskopit për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të martën gjithmonë të gatshëm për të ndryshuar dhe për të inovuar, të lindurit në këtë shenjë...

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve. Skuadra e Slot, e cila...

Lajme të tjera

Web TV