Zbulohen faktet dhe provat e reja të SPAK-ut kundër Erion Veliajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas rreth më shumë se 7 orë seancë, Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për nesër vazhdimin e seancës për dhënien e vendimit ndja Erion Veliajt, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Syri mëson se prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado kanë dorëzuar prova dhe fakte të reja që rëndojnë pozitat e Veliajt.

Burime nga brenda seancës bëjnë me dije në kushte anonimati se janë disa audiopërgjime ambientale dhe telefonike të bëra ndaj kryebashkiaku Erion Veliaj i cili komunikon me vëllain e tij Arbër Veliaj ku përmenden dhjetëra emra gazetarësh dhe bashkëpunëtorësh të tij.

Gjithashtu ka fakte dhe prova të tjera që lidhen me kryebashkiakun Veliaj, familjaret e tij dhe biznesmenët që ka bashkëpunuar ndër vite.

Nga përgjimet e dhëna si prova nga SPAK që janë lexuar në seanca nga prokurorët dhe janë administruar nga avokatët.

Komunikimi i Erion Veliajt me vëllian e tij Arbër Veliaj përfshin edhe veprime si të shkojë të takojë gazetarë, të mbajë lart fort mediat, të ushtrojë presion dhe forcë të madhe mbi gjyqtarët dhe prokurorët. (gjithçka është parë në disa media pranë kryebashkiakut dhe maxhorancës javët e fundit)

Gjithashtu në përgjime Veliaj përmend disa emra. Sipas të dhënave nga brenda seancës, mësohet se emrat që Erion Veliaj përmend në bisedat me vëllain e tij Arbërin janë Mero Baze dhe Carlo Bollino. Sulmet dhe shantazhi ndaj drejtësisë janë qëllimi kryesor i veprimeve nga mediat.

Këto përgjime SPAK i ka vënë në dispozicion Apelit të GJKKO duke treguar se Veliaj po ushtron presion të madh mediatik kundër njerëzve të drejtësisë, duke nisur nga mediat kryesore të cilat edhe janë denoncuar simediq të paguara nga inceneratorët, nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, apo koncesionet e pushtetit./k.k

Lexo edhe :  Veliaj në Apel, kërkon lirinë/ Avokati: Masa për kryebashkiakun duhet të ndryshohet

 

Të fundit

Reshje shiu dhe temperatura të larta… parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave...

Shqiptarët “braktisin” euron, bie euroizimi i kredisë për të dytin vit radhazi

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2024 kredia në valutë të huaj përbënte 45.3% të portofolit total të sektorit bankar....

Orë vendimtare për partitë, sot afati fundit për dorëzimin e listave për deputetë

Orë vendimtare për partitë politike, të cilat në mesnatë duhet të dorëzojnë në KQZ listat me 186 kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të...

Dalin SHIFRAT / Me sa lekë janë shtuar pagat e shqiptarëve

Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT, tregojnë se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të fundit të...

Siguria Ushqimore dhe sfida e (kapërcimit të) mbetjeve

Andon Rrapokushi AR Consulting Në shtator të vitit të kaluar Komisioni Europian (KE) publikoi raportin vjetor për Sigurinë Ushqimore të Rrjetit ACN për vitin 2023. ACN...

Lajme të tjera

Web TV