Nga nesër Shqipëria pa TikTok

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga 13 Marsi platforma e rrjetit social TikTok nuk do të funksionojë në Shqipëri. Në zbatim të vendimit të qeverisë për mbylljen për një vit të kësaj platforme, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i ka kërkuar kompanive të internetit konfirmimin me shkrim për bllokimin e aksesit në aplikacionin TikTok dhe infrastrukturën e tij dixhitale në territorin shqiptar.

Gjithashtu AKEP u ka dërguar një email edhe kompanive celulare në vendin tonë që të marrin masat e duhura.

Vendimi për të mbyllur për 1 vit TikTok erdhi pas një konsultimi të nisur nga qeveria me prindërit, i nxitur nga vrasja e 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli”.

Gjatë këtij viti, qeveria shqiptare do të vijojë komunikimet me drejtuesit e TikTok që të merren masa për vendosjen e filtrave që pengojnë promovimin e materialeve me përmbajtje ku ka dhunë ose promovohet gjuha e urrejtjes.

Këtë vendim të qeverisë, opozita e ka cilësuar se ndërmerret si cenim të fjalës së lirë dhe në prag të zgjedhjeve të 11 Majit, teksa ka paralajmëruar protestë më 15 Mars kundër këtij vendimi./E.T

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV