“Vdekja është më e mirë se jeta!”/ Dëshmitë rrëqethëse pas sulmeve të Izraelit në Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dëshmi rrëqethëse vijnë nga Gaza e cila është zgjuar sot nën sulmet masive të Izraelit, ku humbën jetën qindra njerëz, mes tyre gra dhe fëmijë.

Mohammed Jarghoun, 36 vjeç, rrëfen se ishte duke fjetur në një tendë pranë shtëpisë së tij të shkatërruar në Khan Younis kur u zgjua nga shpërthime të mëdha.

“Mendova se ishin ëndrra dhe makthe, por pashë një zjarr në shtëpinë e të afërmve të mi. Më shumë se 20 viktima dhe të plagosur, shumica prej tyre fëmijë dhe gra,” tha ai për agjencinë e lajmeve AFP.

Ramez Alammarin, 25 vjeç, përshkroi se mbante fëmijë në spital në juglindje të qytetit të Gazës.

“Ata ndezën përsëri zjarrin e ferrit në Gaza,” tha ai për Izraelin, duke shtuar se trupat dhe gjymtyrët janë të shpërndara në tokë dhe të plagosurit nuk mund të gjejnë ndonjë mjek për t’i trajtuar.

“Ata bombarduan një ndërtesë në zonë dhe ka ende dëshmorë dhe të plagosur nën rrënoja… frikë dhe tmerr. Vdekja është më e mirë se jeta”, tha ai për AFP./e.t

Të fundit

Emrat/ Kush janë 14 kandidatët e PS dhe PD me dosje në SPAK?

Për 14 emra vendos SPAK nëse do të futen apo jo në Parlament... Plot 12 kandidatët në lista e PD...

Blerta Celibashi feston ditëlindjen, Princ Leka i bën dedikimin romantik

Partnerja e re e Princ Lekës, fotografja Blerta Celibashi, ka festuar sot 27-vjetorin e lindjes, ku dhe nuk ka munguar një dedikim romantik nga...

Covidi ka lënë pasoja, 1 në 10 persona i ndjejnë akoma simptomat

Kanë kaluar gati 5 vite, por njerëzit vijojnë të dyshojnë për simptomat e Covid-19. Të paktën, në këtë përfundim bazohet studimi i National Health...

PAMJE TË RËNDA/ 7-vjeçarja përfundon në koma për shkak të sfidës virale në “TikTok”

Një vajzë 7-vjeçare nga Misuri, e quajtur Scarlett Selby, ra në koma pas një sfide virale TikTok. 7-vjeçarja po bënte një sfidë që ajo kishte...

”Historike”/Rama: I fundit i burgosur politik, Fatos Nano me urdhër të bufit të kënetës

“Për herë të parë, drejtësia po heton dhe po gjykon njerëz të lidhur me pushtetin politik. Kush e bëri këtë? Prokurorët ishin aty edhe...

Lajme të tjera

Web TV